Vlorë – përkujtohet 1-vjetori
i fjetj es së Imzot Kozmait
Në datën 11 gusht, në Kishën e Shën
Todrit në Vlorë u përkujtua 1-vjetori i §etjes
së Imzot Kozmait, Episkop i Apolonisë.
Shërbesa e rastit u krye nga Fortlumturia
e Tij Anastasi, në prani të Mitropolitit të
Beratit Imzot Ignatit, pjesëtarëve të
familjes, klerikëve të dioqezës, besimtarëve
të shumtë etj. Kryepiskopi Anastas, duke
komentuar Apostullin e ditës, në të cilin
ndodhej edhe një nga frazat më të dashura
e të përdorura prej tij Έ dimë se të gjitha
gjërat bashkëpunojmë për të mirë për ata
që e duan Perëndinë”, foli për vlerat e e
veçanta të flgurës së Imzot Kozmait. Ai u
ndal në shembullin e sakrificës dhe
dashurisë së tij për Perëndinë dhe Kishën,
që duhet të jetë frymëzim për klerikët e rinj.
Imzot Kozmai u lind në Bestrovë të
Vlorës, më 1922. Në prill 1945 u hirotonis
në prift nga Imzot Visarioni, duke shërbyer
deri në mbylljen c kishave, më 1967. Pas
kësaj punoi si punëtor, por, në fshehtësi, nuk
i ndërpreu për asnjë çast shërbesat e shenjta,
jo vetëm në Vlorë, por edhe në qytete të tjera,
si në Korçë, Tiranë etj., ku ishte në lidhje të
ngushta me të gjithë ata besimtarë që
guxuan të sfidonin ateizmin e imponuar të
shtetit komunist. Rihapjen e kishave më
1991 e priti me gëzim të parrëfyer, duke
falenderuar nxehtësisht Perëndinë, që i dha
mundësinë të rivishte robën e nderuar të
klerikut orthodhoks. Ardhja e Fortlumturisë
së Tij, Imzot Anastasit ishte një moment i
shënuar, jo vetëm për rimëkëmbjen e shpejtë
të Orthodhoksisë shqiptare, por edhe sepse
i dha mundësinë që të jepte përvojën e tij, sa
në seminar aq edhe në Këshillin e
përgjithshëm kishtar etj. Më pas ai u bë
konom Stavrofor dhe ka qenë zëvendës
cpiskopal për Dioqezën e Beratit. Më 23
korrikl998 u hirotonis Episkop i Apollonisë,
duke u bërë kështu anëtar i Sinodit të
Shenjtë.
Imzot Kozmai fjeti më 11 gusht 2000.