Vlorë
Bestrovë- Kisha e re
“Pesë Martirët”
Kisha ndodhet në një kodër të
veshur me ullinj, majtas rrugës Fier-
-Vlorë, sipër fshatit Bestrovë.
Sipërfaqja e saj është rreth 200 m,
ndërsa lartësia në këmbanore 16m.
Për të arritur deri tek kisha qe i ne-
vojshëm edhe ndërtimi i një rruge të
shkurtër. Kisha është ndërtuar në
vendin, ku ishin themelet e kishës së
vjetër të fshatit, me interesimin dhe
kontributin e Kryepiskopit Anastas.
Ajo kremton në 10 nëntor.
Fshati Bestrovë është i njohur, sepse
atje ka shërbyer dhe shërben At
Kozmai, i cili është një dëshmi e gjallë
e mbijetesës së besimit edhe në kulmin
e egërsisë ateiste. Ai kryente fshehtas
Liturgjinë Hyjnore dhe bënte Shë-
rbesat e Shenjta edhe në vitet e mo-
mentet më të vështira.