EmailFacebookKontakt

Vjedhje të përsëritura kishash në Gjirokastër

Vjedhje të përsëritura kishash
në Gjirokastër
Kohët e fundit në Mi-
tropolinë e Gjirokastrës
ndodhën sërish 2 vjedhje.
Në Kishën e Kryeengjëj-
ve u shpërthye përsëri ar-
ka ku hidhen ofertat e be-
simtarëve dhe u përvetë-
sua një sasi parash. Ndër-
sa në Bularat u shpërthye
kisha dhe u vodhën disa
ikona të vjetra.
Si gjithmonë, hajdutët
u larguan në drejtim të
paditur dhe interesimi i
policisë nuk u pasua nga
ndonjë rezultat konkret.
E veçanta e kësaj Mi-
tropolie nuk janë vjedhjet
e shumta në vite (vetëm
Kisha e Kryeengjëjve ka
pasur kushedi sa të tilla),
por mungesa e kapjes së
autorëve.
Ndërsa në anë të tjera
të vendit ndodh edhe të
zbulohen e të kapen hajdu-
tët a dhunuesit e objekte-
ve të kultit, në këtë dioqe-
zë kjo gjë pothuajse nuk
ndodh asnjëherë. Nuk e
dimë nëse kjo ndodh për
paaftësi të organeve të re-
ndit apo fshihet edhe ndo-
një gjë tjetër.
T. Pamje nga ikonostasi, me boshllëqet e krijuara nga vjedhja e ikonave dhe
dritarja e shpërthyer nga keqbërësit anonimë për të hyrë në kishë.