EmailFacebookKontakt

Vizitë shpirtërore në Gjirokastër

Me bekimin e Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikollës, të rinjtë orthodhoksë të grupit të katekizmit të Fierit zhvilluan një udhëtim shpirtëror në Gjirokastër.

Vizitën e parë e kryen në kishën “Lindja e Shën Marisë” në Labovën e Kryqit. Më pas vizituan kishën e “Fjetja e Hyjlindëses” në Peshkëpinë e Poshtme, kishën e Shën Parashqevisë në Tërihat, ku ka dhe paraklis të Shën Nektarit dhe Shën Paisit, Katedralen e Metamorfozës së Shpëtimtarit në Mesopotam.

Gjithashtu, të rinjtë vizituan dhe Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, godinën e Mitropolisë së Gjirokastrës, Skitin dhe konviktin e gjimnazit të djemve.

Në fund, ata vizituan kalanë e bukur të Gjirokastrës, në të cilën ndodhen gjurmë të një kishe.

Ingrida Bida