EmailFacebookKontakt

Vizitë në Patrikanën Orthodhokse të Antiokisë

Nga 9-16 mars, një delegacion i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë po kryen një vizitë në Patrikanën Orthodhokse të Antiokisë, me qendër në Damask, Siri. Delegacioni kryesohet nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas dhe ka në përbërje Mitropolitin e Korçës, Hirësinë e Tij Joanin, një prift, një dhjak dhe një laik. Ajo kryhet në kuadrin e vizitave zyrtare që Kryepiskopi Anastas po shkëmben me Primatët e Kishave Orthodhokse.

Gjithashtu, delegacioni do të vizitojë edhe Libanin, që është nën juridiksionin e kësaj Patriarkane, e cila është nga më të vjetrat e botës së krishterë dhe që shumicën e besimtarëve i ka me origjinë arabe. Më gjatë me këtë vizitë do t’iu njohim në numrin e ardhshëm të gazetës.

Patriarku i Antiokisë, Sirisë, Arabisë, Kilikisë, Ivirias, Mesopotamisë dhe gjithë Lindjes, Fortlumturia e Tij IGNATI