EmailFacebookKontakt

Vizitë në Beratin historik dhe në Manastirin e Shën Kozmait

Vizitë në Beratin historik
dhe në Manastirin e Shën Kozmait
Të premten, 5 nëntor,
Patriku Ekumenik Vartholomeu,
i shoqëruar nga Kryepiskopi
Anastas, vizitoi qytetin e Bera-
tit. Që 25 kilometra larg qytetit

Tërëshenjtëria e Tij u prit nga
dhjetëra makina, ndërsa në qy-
tet kishin dalë mijëra besimtarë,
të prirë nga Mitropoliti, Hirësia
e Tij Ignati, si dhe nga autorite-
tet më të larta lokale dhe përfaqë-
suesit e komuniteteve fetare, të
partive politike, intelektualë etj.
Rruga ishte plot e përplot që nga
ura e Goricës deri në Kishën e
Shën Spiridhonit, ku u krye
Dhoksologjia në prani të gjithë
klerikëve të Mitropolisë. Rruga
u bë në këmbë mes entuziazmit
e dashurisë së njerëzve.
Patriku Ekumenik u përshë-
ndet në filiim nga Mitropoliti i
Beratit, Hirësia e Tij Ignati, i cili
theksoi lidhjet tradicionale dhe
të fuqishme shpirtërore që
bashkojnë Beratin historik me
Fanarin. Ai u ndal në disa nga
etapat e historisë së Krishtë-
rimit Orthodhoks në qytet, që
nga perandorët bizantinë e He-
roi Kombetar Gjergj Kastrioti, e
deri tek Shën Nikodhimi e Shën
Kozmai. “Tërëshenjtëri,- tha
ndër të tjera Hirësia e Tij Ignati,-
përpara se të vinit e kemi ndjerë
dashurinë Tuaj atërore, intere-
simin e dhembshurinë Tuaj. E
kemi marrë bekimin Patriarkal
nga dora Juaj e djathtë… në
filiim me zgjedhjen e Kryepisko­
pit Anastas, që e ngjalli Kishën
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë nga hiri, në formimin e Si-
nodit të Shenjtë dhe me praninë
Tuaj sot këtu. Për të gjitha këto
jemi dhe do të mbetemi gjithnjë
mirënjohës…”. Në përshëndetjen
e Tij për besimtarët beratas dhe
të pranishmit, Patriku Ekume­
nik i drejtoi një falenderim të
Në Berat, duke u ngjitur për tek Kisha e Shën Spiridhonit.
veçantë Hirësisë së Tij Ignatit, i
cili “…Me praninë e Tij të butë e
oshënare, me dashurinë e madhe
dhe me paqen që ka brenda Tij,
me fjalën e ngrohtë atërore dhe
me njohjen e gjuhës shqipe, që e
ka gjuhë të nënës, përpiqet t’i
shërbejë sa më mirë popullit të
Shqipërisë dhe Perëndisë, duke
dhënë me gjithë zemër të gjitha
aftësitë e Tij”. Patriku Eku­
menik vizitoi edhe godinën e ri-
ndërtuar plotësisht të Mitropo-
lisë së Beratit dhe mori pjesë në
një drekë për nder të Tij.
Pastaj, Tërëshenjtëria e Tij
shkoi në Manastirin e Shën Koz­
mait në Kolkondas, ku u prit nga
qindra besimtarë dhe klerikët e
zonës dhe u fal tek varri i shenjtit.
Në darkë, Tërëshenjtëria e Tij
u takua me Kryetarin e Partisë
Socialiste, z. Fatos Nano. “Shqi-
përia është modeli i bashkëjete-
sës së qytetëruar mes besimeve
fetre,- nënvizoi Patriku,- prandaj
është shumë e rëndësishme që
të hyjmë në shekullin e ri me vë-
shtrimin tek e ardhmja, në paqe,
harmoni e mirëkuptim me njëri-
tjetrin”. Ndërsa z. Nano, falende­
roi Patrikun Ekumenik për kon-
siderat dhe shprehu bindjen se
shoqëria shqiptare, bartëse e një
qytetërimi të lashtë, është e
vendosur të integrohet në Evro-
pë si e barabartë, duke respek-
tuar e garantuar liritë themelore,
bashkëjetesën moderne dhe gji-
thë vlerat që na bashkojnë.