Edhe sivjet, si çdo prag Krishtli- ndjeje, me bekimin e Mitropolitit të Gjirokastrës, Imzot Dhimitrit, nxë- nësit e Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar”, së bashku me stafin e tyre, vizituan azilin e pleqve të këtij qyteti. Në azil strehohen rreth 50 të moshuar.
Mitropolia e Gjirokastrës me ra- stin e festave të fundvitit ofroi disa dhurata simbolike për ta. Ndërkohë nxënësit e kësaj shkolle përgatitën një program të veçantë gjatë kësaj
vizite baritore. Ndër të tjera, drejto- ri i konviktit të shkollës “Kryqi i Nderuar”, atë Joan Mërkuri tha: “Pavarësisht se njerëzit në këtë
botë janë të rinj apo të moshuar, të varfër apo të pasur, përpara syve të Perëndisë jemi të gjithë të bara- bartë, të gjithë jemi Bij të Zotit”.
Pak përpara se programi të për- fundonte, njëri prej të moshuarve u shpreh: “Ju falënderojmë nga ze- mra që morët iniciativën të vini te këta njerëz të vetmuar, që kanë ne- vojë për një fjalë të ngrohtë dhe mos harroni asnjëherë prindërit tuaj që ju kanë sjellë në jetë”.
Emiliano Lito