Nga datat 9-18 shkurt 2026, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve vëllazërore, Hirësia e Tij Nikodhimi, Episkopi i Bostonit dhe i Kryepikopatës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë së bashku me delegacionin shoqërues zhvilloi një vizitë 10-ditore në Shqipëri. Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan në takimin me hirësi Nikodhimin, më 10 shkurt, në Kryepiskopatën e Tiranës, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për projekte kishtare dhe shkëmbimin e përvojave pimantike mes dy Kishave motra.
Më 12 shkurt, delegacioni vizitoi Korçën, ku u prit te Katedralja “Ngjallja e Krishtit” nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Anastasi, me të cilin zhvilloi edhe një bisedë të përzemërt në mjediset e Mitropolisë. Delegacioni vijoi vizitat në Kishën “Burimi Jetëdhënës”, në manastiret në Boboshticë dhe Voskopojë, ku u njohën me investimet e fundit në shërbim të kampeve verore dhe formimit të të rinjve. Kjo vizitë vëllazërore u kulmua ditën e diel, te Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, në bashkëmeshim me Mitropolitin e Elbasanit, Hirësinë e Tij, Andonin, dhe klerikë të tjerë. Pas Liturgjisë Hyjnore, hirësi Nikodhimi zhvilloi takim me grupet e prindërve, fëmijëve dhe të të rinjve, ku foli rreth Gjykimit të Fundit.
Gjatë qëndrimit, hirësia u prit edhe nga Mitropoliti i Fierit, Hirësia e Tij Nikolla, dha intervista për median “Ngjallja” dhe zhvilloi takime me të rinjtë. Atë Grigor Pelushi dhe dhjakon Aleksandër Dimroçi shoqëruan grupin visitor, i cili la pas një frymë të thelluar bashkëpunimi dhe uniteti për të ardhmen.