Vizitë e të rinjve
orthodhoksë në
Mitropolinë e Korçës
Rinia orthodhokse e Tiranës organizoi një
pelegrinazh në kishat në juglindje të vendit në
datat 20-21 maj. Ky aktivitet kishte qëllim të
njihte më shumë të rinjtë me kishat orthodhokse
në vendin tonë, duke i afruar ata me Krishtin
dhe të vërtetën e besimit. Ndalesa e parë ishte
në kishën e Analipsit, në Përrenjas e më pas në
disa kishëza të tjera përgjatë rrugës Pogradec
dhe Korçë. Në çdo kishë u psal himni i Pashkës
“Krishti u Ngjall”. Mesditën e së shtunës, të
rinjtë orthodhoksë kryeqytetas vizituan kishën
“Ngjallja e Krishtit” në Pogradec, ku u takuan
me atë Todi Jovanin i cili i mirëpriti të rinjtë
duke i ftuar të luteshin dhe të nderonin pjesë të
lipsaneve të disa shenjtorëve që janë vendosur
në këtë kishë.
Pelegrinazhi vijoi në kishat e Voskopojës. Ky
fshat turistik mesjetar njihet për 24 kishat e
ndërtuara që në vitet 1330, nga të cilat aktualisht
vetëm 6 funksionojnë. Në manastirin e Shën
Joan Prodhromit të rinjtë orthodhoksë kaluan
natën duke u lutur në kishën e manastirit dhe
duke kryer shërbesat e Mbrëmësores dhe
Pasdarkës.
Të dielën në mëngjes, ata morën pjesë në
Liturgjinë Hyjnore në kishën “Ngjallja e Krishtif’,
shërbesë e cila u kryesua nga Mitropoliti Joan
dheDrejtori i AkademisëTeologjike, Hirësi Ilia.
Gjatë predikimit, Hirësi Joani theksoi rëndë-
sinë e udhëtimit drejt takimit me Zotin.
“Zoti do të takohet me çdo shpirt njeriu,
prandaj gjithë jeta e njeriut duhet të përgatitet
për këtë takim. Ne jetojmë në një epokë depresi-
oni, sespe shpirti i njeriut është tharë. Nevoja e
ushqimit shpirtëror është shumë e nevojshme
dhe Ungjilli i Zotit është ushqimi i vërtetë. Gjith-
kush nga ne duhet të shikojë shpirtin e tij, sepse
Zoti transformon në mënyrë të mistershme çdo
shpirt njeriu”.
Pas Liturgjisë Hyjnore, të rinjtë orthodhoksë
të ardhur nga kryeqyteti vizituan kishën e Shën
Konstandinit dhe Elenës, e cila ndodhet disa kilo-
metra në kodrën e lartë mbi fshatin Drenovë dhe
festohet më 21 maj. Në këtë ditë të veçantë me
qindra besimtarë të moshave të ndryshme kishin
ardhur në këtë kishë për të nderuar sipas traditës
shenjtorët e Kishës, në një vend ku janë bërë di
sa mrekulli. Pas këtij rrugëtimi, pelegrinazhit i er-
dhi fundi dhe të rinjtë u kthyen përsëri në Tiranë.
Korresp. i gazetës “Ngjallja”

dhe Drejtori i Akademisë Teologjike, Hirësi Ilia.