Vizitë e Patrikut të Moskës
Primati i Kishës Ruse, Aleksi
Π, bëri kohët e fundit një vizitë
në Azerbaixhan, me ftesë të
Presidentit Aliev dhe të kryetarit
të Këshillit të Lartë Fetar të
popullit të Kaukazit, sheik-ul-
islam Allahçukiur Pasha-Zade.
Patriku shoqërohej nga një
delegation i gjerë, si dhe nga
Ministri rus i Punëve të Jashtme.
Në Baku Patriku Aleksej
pati një sërë takimesh me
autoritetet politike e fetare
lokale. Ai drejtoi edhe cele-
brimin e bekimit të katedrales së
re orthodhokse dhe vizitoi vendin
ku, sipas traditës, u martirizua
Apostulli Vartholome. Gjitha-
shtu, Patriku shkoi në univer-
sitetin e gjuhëve sllave, ku iu
dorëzua edhe një doktoraturë
“Honoris causa”.
Në takimet me autoritetet e
larta fetare islame, u mor si
shembull bashkëpunimi mes të
krishterëve orthodhoksë dhe
myslimanëve në këtë republikë,
duke e quajtur shembull për
gjithë rajonin. Gjithashtu, u
shpreh shqetësimi edhe përballë
veprimtarisë së sekteve dhe u
nxit mundësia e një takimi ruso-
-armeno-azerbajxhanas, për të
ulur tensionet dhe favorizuar
zgjidhjenpaqësore të çështjes së
Nagorni Karabakut.