EmailFacebookKontakt

Vizitë e Patrikut të Gjeorgjisë

Gjermani

Vizitë e Patrikut të Gjeorgjisë

Patriku i Gjeorgjisë Ilia II kreu një vizitë zyrtare në Gjermani nga 16 deri 23 maj. Gjatë një jave të qëndrimit atje, patriarku shkoi në Shtutgart, ku kryesoi një Te Deum në kishën orthodhokse të Shën Petrit dhe Pavlit; në Bon, ku përveç takimeve me personalitetet gjermane u prit dhe nga mitropoliti Agustin i Gjermanisë. Në Mynih programi kishte përurimin e një kishe orthodhokse.

Primat i Kishës Orthodhokse të Gjeorgjisë që nga viti 1977, Patriku Ilia II, 62-vjeçar, është i njohur për punën e tij pastorale. Ai gjithashtu ka bërë në vitin 1989 përkthimin e Biblës në gjuhën moderne gjeorgjiane. Ai është një nga personalitetet orthodhokse shumë të angazhuar në lëvizjen ekumenike, sepse ka qenë një nga bashkëkryetarët e Këshillit Ekumenik të Kishave (COE) në vitet 1978-1983.