Me ftesë të Kishës Orthodhokse Rumune, Patriku Ignati IV i Antiokisë, primat i Kishës orthodhokse në vendet arabe të Lindjes së Mesme (me përjashtim të Jordanisë dhe Palestinës që përfshihen në Patrikanën e Jeruzalemit), kreu një vizitë zyrtare në Rumani. Gjatë vizitës së tij gjashtëditore, Patriarku Ignati IV i shoqëruar nga Patriku Theoktist, primat i Kishës rumune, vizituan enori, manastire dhe shkolla teologjike në rajonet e Bukureshtit dhe Trahsilvanisë. Ai mori pjesë edhe në sesionin e zakonshëm të Sinodit të Shenjtë të Kishës Rumune.
Gjithashtu, Patriku Ignati IV mori pjesë në përurimin e një kishe të vjetër në Bukuresht që ishte ristrukturuar dhe vizitoi dhe një sërë qendrash, ku ndihmoheshin të varfërit dhe fëmijët jetimë. Qëndrimi i tij u mbyll me një takim me studentët e fakultetit teologjik orthodhoks të Bukureshtit, si dhe me të rinj në qendrën universitare të Bukureshtit.