Nga 22-25 janar, Patriku Ekumenik Vartholomeu I, bëri një vizitë në Poloni, me ftesë të Sejm-it, parlamentit polak, i cili donte të takonte e të dëgjonte me këtë rast “primus inter paris” të Kishave Orthodhokse.
Tërëshenjtëria e Tij mbajti një fjalim para parlamentit, ku ishin mbledhur me këtë rast të gjithë deputetët dhe senatorët Patriku u prit edhe nga Presidenti Kvasnjievski, kryeministri, kardinali katolik Glemp etj.
Gjatë gjithë vizitës së Tij, Patriku Ekumenik u shoqërua nga Mitropoliti i Varshavës Sava, primat i Kishës Orthodhokse të Polonisë, me të cilin bashkëmeshoi në Katedralen orthodhokse të Wroclavit.
Tërëshenjtëria e Tij Vartholomeu kishte bërë një vizitë tjetër në Poloni, në vitin 1998.
Kjo është vizita e 4-t e një Patriku Ekumenik në Poloni, ku e para i takon fundit të shek. XVI.