EmailFacebookKontakt

Vizitë e Patrikut Ekumenik

Vizitë e Patrikut Ekumenik
Gjatë një vizite historike katërditore në Iran, në janar,
Patriku Ekumenik Vartholomeu I, u bëri thirje liderve të
krishterë e muslimanë, që të japin kontributin e tyre për uljen
e tensioneve në botë.
“Dialogu është një nga dhuratat më të mëdha të Perëndisë
për njerëzimin dhe udhëheqësit fetarë duhet të luajnë një rol
kyç në zhdukjen e konflikteve në botë dhe të punojnë për paqen”,
tha Patriku gjatë punimeve të një seminari në Teheran
Udhëtimi i Patrikut Ekumenik në Iran, ishte e para e një
primati orthodhoks, që pas revolucionit islamik, të vitit 1979.