Zyra e katekizmit e Mitropolisë së Elbasanit, në bashkëpunim me shkollën e mesme “Kostandin Shpataraku”, Gjinar, zhvilluan aktivitet për njohjen e traditës kulturore kishtare të vendit tonë. Në datën 7 nëntor 2021, nxënësit e kësaj shkolle, të shoqëruar nga stafi pedagogjik, vizituan kishën orthodhokse “Shën Nikolla”, Shelcan. Kjo kishë, e shpallur monument i trashëgimisë kulturore, është ndërtuar rreth shek. XVI dhe u pikturua me afreske nga ikonografi i njohur Onufri. Për historinë dhe kontributin për besimin dhe kulturën e saj, të rinjve u foli kleriku i kishës, atë Pali Qosja.