Primati i Kishës Orthodhokse të Qipros, Kryepiskopi Krisostom, bëri në shtator një vizitë zyrtare në SHBA. Ajo kishte si objektiv fillestar bekimin e një kishe orthodhokse në Njuston (Teksas), në të cilën janë vendosur afreske bizantine të shek. 13-të, me origjinë nga fshati Lisi, në zonën veriore të ishullit.
Në 10 shtator, Kryepiskopi Krisostom u prit edhe nga i dërguari i posaçëm presidencial amerikan për Lindjen e Mesme, Riçard Hollbruk. Ata u ndalën në gjendjen e përgjithshme në ishullin e Qipros dhe veçanërisht për çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut. Po atë ditë Kryepiskopi u takua edhe me Kryepiskopin e Kishës Orthodhokse të Amerikës, Spiridhon, ndërsa të nesërmen, 11 shtator, me kryetarin e OKB-së, Kofi Annan etj.