EmailFacebookKontakt

Vizita e Presidentit Meta në Mitropolinë e Korçës

Në datën 8 shkurt 2021, Presidenti, z. Ilir Meta bëri një vizitë në Mitropolinë e Korçës, ku u takua me Mitropolitin, Hirësi Joanin. Ndër të tjera ai u shpreh:

“E falënderova për gjithë kontributin dhe ndihmën e vyer, që Kisha Ortodokse ka dhënë ndër vite për njerëzit në nevojë në Qarkun e Korçës, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19 edhe nëpërmjet ofrimit të vaktit ushqimor për të varfrit në “Mensën e Dashurisë”.

Ndamë bindjen se shteti duhet të tregojë më shumë vëmendje, përkujdesje dhe përgjegjësi ndaj më të pamundurve.

Mirënjohje të gjithë udhëheqësve tanë të mençur fetarë, për kontributin e vyer në forcimin e harmonisë sonë të mrekullueshme ndërfetare dhe për ndihmesën që japin për edukimin e të rinjve me vlerat më të mira hyjnore, njerëzore, shoqërore dhe kombëtare.”