Më 17 nëntor 2025, Presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj vizitoi Labovën e Kryqit, ku ndodhet një ndër kishat më të bukura dhe më të vjetra të vendit tonë, ajo e Hyjlindëses Mari.
Gjatë vizitës, Shkëlqesia e Tij theksoi ruajtjen e vlerave tona, të besimit dhe të harmonisë.