Tërëshenjtëria e Tij Patriku Ekumenik Vartholomeu në fillimet e majit vizitoi Gjeorgjinë, e cila megjithëse vuan pasojat e kolapsit të ekonomisë së ish-Bashkimit Sovjetik dhe plagët e përplasjeve civile, karakterizohet nga një kthesë e mrekulleshme në orthodhoksi, duke e kthyer kishën në qendër të përpjekjeve rimëkëmbëse të vendit.
Pritja e Patrikut Ekumenik, besimtarët e panumërt që vërshuan nëpër kisha dhe rrugët e Tibilisit për ta parë nga afër dhe për të puthur dorën e Patrikut, janë dëshmi të qarta të kësaj lëvizjeje, por edhe të rolit frymëzues, mbështetës dhe ngushëllues të Kishës Orthodhokse. Patriku Ekumenik i shoqëruar nga Patriku i Gjeorgjisë Ilia bënë vizita në kisha dhe enori të ndryshme. Gjatë qëndrimit të tij në Gjeorgji Patriku u takua dy herë me Presidentin e Republikës së Gjeorgjisë Eduart Shervarnaxe, i cili e cilësoi vizitën e Patrikut “historike për Gjeorgjinë”.
Në foto: Patriku Ekumenik Vartholomeu, Presidenti Shervenaxe dhe Patriku i Gjeorgjisë Ilia.