Vizita dhe ndihma
nëpër familje dhe
njerëz në nevojë
Ndihmën e madhe në këtë drej- tim e japin prej vitesh aktivistet e Lidhjes së Grave Orthodhokse “Përhapja e Dashurisë”, në Tiranë e në rrethe, të cilat me ndihmat e akor- duara nga Kryepiskopi Anastas, si dhe nga besimtarët, u gjenden pra- në njerëzve dhe familjeve në nevo- jë. Veprimtaret kanë bërë dhe bëjnë vizita të vazhdueshme, të shoqëruara shpesh nga priftërinjtë e kishës, në shtëpi të të sëmurëve, duke i ndihmuar ata shpirtërisht, me biseda shpirtërore, me shërbesa të ndry- shme lutësore për rastet përkatëse dhe me kungime me Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Ndihmë, ngushë- llim, miqësi, dashuri e ngrohtësi e shprehur me vepra dhe sinqeritet, që janë mjaft të kërkuara nga këta persona dhe familjet e tyre. Mirëpo kjo ndihmë jepet edhe materialisht, me ushqime, ilaçe etj.
Në mjediset e zyrës, pranë Kishës “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë, çdo të martë dhe të enjte të çdo muaji, bëhen pritje për njerëzit në nevojë të besimeve të ndryshme, kushdo që vjen e kërkon ndihmë. Gratë orthodhokse njihen me problemet e tyre dhe shpeshhe- rë i mbështesin me këshilla shpir- tërore, sociale, por edhe me ndihma me ushqime dhe veshmbathje. Ndihmohen kështu rreth 200 persona, si dhe shumë të sëmurë mbë- shteten financiarisht për të blerë ilaçe, ndërsa disa të tjerë të pastre- hë ndihmohen për të paguar një pjesë të qirasë mujore etj. Ndih- mesë jepet gjithashtu edhe për ato familje që kërkojnë ndihmë me materiale shkollore për fëmijët e tyre. Mendja e tyre nuk është përqe- ndruar vetëm tek ushqimi dhe pje- sët e tjera materiale, por kryesorja është dashuria që ata lexojnë në zemrat e tyre.
Gjithashtu edhe të ardhurat e punimeve të dorës të prezantuara në panaire të vogla të komunite- teve kishtare si: ikona, kryqe, ko- mboskinë, triko për bebe, pupa, shall, qëndisje me gjilpërë, reçelëra, ëmbëlsira dhe byrekë etj. u ofrohen familjeve të varfra, të moshuarve të azileve, të burgosurve etj.