EmailFacebookKontakt

Vizita dhe ndihma në azile

Prej syve të vuajtur, prej zem- rash me brenga, me shumë halle deri në vitet e fundit të jetës, ravijë- zohen në rrudhat e tyre një mijë e një probleme dhe shpresa të paso- sura. Kisha jonë është rreshtuar përherë në radhët e para në ndih- më të njerëzve me nevoja të thek- suara jetike. Në të kremtet festive të Kishës, madje në cilëndo ditë të vitit, Kryepiskopi Anastas ka dhë- në një kontribut të jashtëzakon-

shëm me ndihma shpirtërore e materiale. Ndihma me ushqime e veshmbathje, me dreka dashurie me të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore të azileve të burrave dhe grave në Tiranë. Rreth 60 persona që jetojnë në këto azile e presin përherë dorën e ngrohtë të Kishës. Shumë prej këtyre njerëzve me shpirt të pasur falënderojnë organizatorët, por në veçanti Perëndinë, duke u lutur së

bashku për mbarështimin e ushqimit dhe për një jetë të pasosur më Krishtin.

Lidhja e Grave Orthodhokse ba- shkë me Rininë Orthodhokse kanë një bashkëpunim humanitar mjaft të mirë me azilet në Tiranë, duke ndihmuar njerëz shumë të varfër dhe të sëmurë në çdo formë që të jetë e mundur: me ushqime, stre- hime, veshmbathje, kurime shënde- tësore, ndihmë shpirtërore etj.