EmailFacebookKontakt

Vizita dhe mbresa të shumta

Në kuadrin e kësaj vizite të bekuar në Mitro- polinë e Gjirokastrës, Kryepiskopi Anastas, si gjithmonë pati një program të ngjeshur dhe me veprimtari të shumta. Së pari, Fortlumturia e Tij vizitoi Katedralen e re në ndërtim “Ngjallja e Zotit”, në Gjirokastër. Bëhet fjalë për plotësimin e një vepre ndërtuese titanike në të gjithë trevën e Mitropolisë së Gjirokastrës (vetëm këtu janë ndërtuar mbi 60 kisha të reja). Punimet në të kanë avancuar me ritme veçanërisht intensive. Guri i themelit për ngritjen e kësaj kishe madhështore dhe fort të hijshme ishte vendosur nga Kryepiskopi Anastas në qershorin e vitit të kaluar dhe tanimë kanë përfunduar punimet e betonit në gjithë karabinanë e kishës, ndërsa në një fazë shumë të kënaqshme janë edhe ato për qendrën arsimore (shkollë nëntëvjeçare dhe kopsht), që e plotësojnë kompleksin.

Në kantier Kryepiskopi pati një bashkëbi- sedim me inxhinierët përgjegjës dhe grupet e mjeshtërve që punojnë aty intensivisht.

Në vazhdim Kryepiskopi vizitoi Labovën e Zhapës, për të parë kishën e përfunduar të Ipapandisë së Zotit. Në një rrugëtim të tij para disa vjetësh kishte gjetur aty një grumbull gër-

madhash në vend të kishës, e cila në vitet e persekutimit ishte kasolle bari, ndërsa në vendin e përmendores kenotaf të bamirësve Zhapa ishte një dyqan perimesh i kooperativës. Atëherë u mor edhe vendimi për ngritjen e kishës së re dhe me përfundimin e saj sot me të vërtetë kemi një rezultat të shkëlqyer. Së bashku me kishën, e cila në katin e saj të poshtëm ka dhe sallë shpir- tërore, është realizuar edhe rregullimi i ambientit të oborrit.

Gjatë qëndrimit të tij në Sarandë, Fortlumturia e Tij Anastasi vizitoi edhe gjetjet arkeologjike të Manastirit të Dyzet Shenjtorëve dhe pati ba- shkëpunim e mirëkuptim me Kryetarin e Ba- shkisë dhe autoritete të tjera shtetërore për gje- tjen e mënyrave dhe mundësive jo thjesht për promovimin e mëtejshëm të këtij monumenti origjinal, prej të cilit vjen dhe emri i qytetit (Ajii Saranda, në greqisht), por edhe për ringritjen e tij. Bëhet fjalë për një çështje që prej vitesh ka preokupuar Kryepiskopin, i cili ka sensibilizuar shumë autoritete kompetente për realizimin e gër- mimeve, zbulimin e gërmadhave dhe për rrethi- min e zonës, e cila ishte rrezikuar nga ndërtimet pa leje, madje edhe mbi ambientin arkeologjik.

Kryepiskopi inspektoi gjithashtu kantierin e ndërtimit të kishës në Lukovë, ku në qendër të fshatit vazhdojnë rregullisht punimet për ngritjen e kishës së Shën Nifonit dhe Shën Athanasit. Lukova, është qendra administrative e komunës me të njëjtin emër dhe veç të tjerash është edhe vendlindja e Oshënar Nifonit, që murgëroi në Malin e Shenjtë. Kisha e tyre e vjetër ishte rrë- nuar tërësisht në vitet e persekutimit dhe aty ishte ndërtuar një qendër e propagandës komu- niste. Gurin e themelit për kishën e re e vendosi para dy vjetësh vetë Kryepiskopi, në një cere- moni me pjesëmarrje mbarëpopullore.

Kryepiskopi Anastas vizitoi edhe Manastirin e vjetër të Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari në Gjirin e Kakomesë, ku vitet e fundit janë reali- zuar punime restauruese të iniciuara dhe finan- cuara prej Tij në kishën e manastirit, për për- forcimin dhe konservimin e godinave, si edhe për pastrimin dhe forcimin e afreskeve të kishës. Trevat e Mitropolisë së Gjirokastrës janë veça- nërisht të pasura me të tilla monumente shpirtë- rore dhe kulturore, për mirëmbajtjen dhe rikon- struksionin e të cilave është i pandërprerë kujdesi i Kryepiskopit. Vetëm në këto zona janë mbi 35

objekte kulti, të karakterizuara si monumente kulture, në të cilat janë realizuar ndërhyrje të plota ose të pjesshme restaurimi shkencor.

E pasur me bekime të veçanta ishte dhe kjo vizitë e Kryepiskopit, të cilën grigja e Mitropolisë nën udhëheqjen shpirtërore të Mitropolitit Dhimitër do ta mbajë mend gjatë dhe do të përbëjë edhe kjo një stacion në përpjekjen e ringritjes së Kishës sonë. Përurimi i një kishe Orthodhokse është natyrisht një lajm i rëndësi- shëm dhe shpresëdhënës, por në kuadrin edhe të një Kremtimi të madh, sikundër ky i Nënës sonë, i së Tërëshenjtës Mari, merr një tjetër dimension dhe më shumë rëndësi.

(Korresp. NGJALLJA)