Viti i Ri shënohet me masakra të të krishterëve
Krishtlindjet dhe Viti i Ri u skuqën sivjet nga gjaku i të krishterëve të martirizuar
nga ekstremistët fetarë. Ato pasojnë masakrat dhe persekutimet e bëra më parë
ndaj tyre gjatë gjithë vitit që shkoi në vende si Iraku, Nigeria, India, Pakistani etj.
Ja disa prej tyre, te ditëve të fundit.
Aleksandri, Egjipt – 22 besimtarë të krishterë koptë u vranë më 1 janar nga një
bombë, kur ishin mbledhur në mesnatë për një Liturgji Hyjnore. Dhjetëra të tjerë
u plagosën rëndë.
Nigeri – Më shumë se 500 të krishterë u masakruan nga ekstremistët, në disa zona
të vendit. Mes tyre kishte shumë gra dhe fëmijë. Një pjesë e tyre u dogjën të gjallë.
Pakistan – Siç ka ndodhur shpesh këto vitet e fundit, “dikush” hodhi një aku-
zë, që më pas u vërtetua se ishte plotësisht e gënjeshtërt, se të krishterët kishin për-
dhosur një Kuran. Në reagimin e dhunshëm dhe të verbër që pasoi 6 të krishterë,
mes të cilëve 4 ishin gra, u dogjën të gjallë nga turma, në zonën qendrore të vendit.
Filipine – Një bombë shpërtheu gjatë meshës se mesnatës së Krishtlindjeve
në ishullin e Jolos, ndërsa besimtarë të krishterë ishin mbledhur për të festuar.
Pati 11 të plagosur dhe dëme të rënda materiale.