Viti shkollor 2023-2024 filloi për të gjithë nxënësit tanë ditën e hënë, më 11 shtator. Disa që i njihnin ambientet e shkollës lëviznin plot siguri, ndërsa disa vogëlushë me çantat e tyre të reja hynin për herë të parë në klasë. Shikimet e tyre ishin të mbushura me kënaqësi dhe kureshtje për këtë përvojë të re që sapo kishte nisur.
Atë Joan Mërkuri zhvilloi Shërbesën e Ajazmës në sallën e koncerteve të shkollës, ku u mblodhën së bashku i gjithë stafi, mësuesit, prindërit dhe nxënësit. Më pas, nxënësit iu drejtuan klasave së bashku me mësuesit kujdestarë, ndërsa prindërit zhvilluan paralelisht një takim me drejtuesit e shkollës. Klasat i prisnin të stolisura dhe mësuesit me buzëqeshje të ngrohtë!
Korresp. i “Ngjallja”