Viti i ri mësimor 2006-2007
me ambiente të reja dhe me një staf pedagogjik të kualifikuar
Në dy shkollat 9-vjeçare të Kishës sonë, “Protagonistët” në Tiranë dhe “Frymë dashurie” në Durrës, atmosfera e gëzuar e ni- sjes së vitit të ri arsimoru shoqërua edhe me një dhuratë të veçantë nga Kryepiskopi Anastas. Për këto shkolla, përveç stafit të kualifikuar dhe mjeteve didaktike janë siguruar mjedise të reja dhe bashkëkohore për zhvillimin cilësor të mësimit. Për klasën e katërt dhe të pestë në shkollën “Protagonistët” pranë qendrës së re shpirtërore-arsimore të Kishës sonë “Thavor” është ko- mpletuar ndërtesa e re dhe moder- ne, e cila do të funksionojë posa- çërisht për klasat e reja. Edhe në shkollën “Frymë dashurie” në Durrës është bërë rikonstruksioni i plotë i ambienteve.
Drejtoresha e shkollës shqipta- ro-amerikane “Protagonistët”, znj. Polin Rasëll, tha ditën e parë të fillimit të vitit të ri mësimor se “kushtet moderne dhe mësim-
dhënia janë në dobi të ngritjes së mëtejshme formuese të nxënësve, të cilët gjejnë në këtë shkollë të gjitha shërbimet e nevojshme.” Vlen të theksohet se edhe pse është në vitin e pestë të funksioni- mit të saj, shkolla “Protagonistët” konsiderohet një nga qendrat arsimore më konkuruese në kryeqytet.
Gjithashtu, në këtë linjë ndodhet edhe shkolla e re “Frymë dashurie”
në Durrës, e cila ka hyrë në vitin e dytë të jetës së saj. Atë e frekuen- tojnë shumë nxënës nga qyteti dhe rrethinat e tij. Shërbimi që iu ofro- het nxënësve të klasës së parë dhe të dytë është me nivele të larta dhe bashkëkohore.
“Për ne, ky vit i ri shkollor sjell dy evenimente: e para është shkolla e re, një dhuratë shumë e bukur e Kryepiskopit Anastas për qytetin
e Durrësit dhe së dyti është nisja e një viti të ri me objektiva të rinj, për të ngritur gjithnjë e më shumë nivelin e përgatitjes së nxënësve”, – tha drejtori i shkollës z. Kristaq Milo. Gjithashtu ai tha se stafi pe- dagogjik i kësaj shkolle kishte për- gatitur një letër falënderimi për Kryepiskopin Anastas.
I.K.