Vitet e komunizmit në Rusi
dhe persekutimi ndaj vendeve të shenjta
Në foto: Gjeorgji, Kisha e Manastirit të “Kryqi i
Shenjtë”, shek. VI
Vendet e Shenjta fi-
lluan të marrin goditje
barbare që nga viti
1917, nga komunistët
rusë. Kjo ndodhi menjë-
herë pas fitores së Revo-
lucionit Socialist të teto-
rit. Gjatë 5-6 viteve të
para, pothuaj të gjithë
Tempujt në Rusi u mby-
llën. Qindra klerikë u
arrestuan, u torturuan
dhe u ekzekutuan. Në
vitin 1922 filloi aksioni
në shkallë të gjerë për
nxjerrjen jashtë të vle-
rave kishtare. Si rezul-
tat i grabitjes. këmbë-
ngulëse të paramenduar
dhe studiuar mirë,
është humbja e shumë
sendeve me vlera të la-
rta artistike, një pjesë e
të cilave u kthyen në
mbeturina ose iu shitën
si sende pa vlerë kolek-
sionistëve të huaj. Fill
pas vitit 1930 filloi një
valë e re. Ajo u shoqërua
me prishjen masive të
ndërtesave të shenjta.
Shën Petërburgu, ish
kryeqyteti i Rusisë në
vitet 1712-1918, qytet
me rreth 3,5 milion ba-
norë, kishte 256 kate-
drale, kisha dhe tempuj.
Gjatë këtyre viteve u
rrafshuan 62 prej tyre
ose 23 për qind. Çmendu-
ria arriti deri në absur-
ditet. Në Pushkino dhe
në Kronshtat, u prishën
dy katedrale, përkatë-
sisht e Shën Ekaterinës
dhe e Shën Joan-Andre-
jevit, dhe në rrënojat e
tyre u vendosën monu-
mentet e Vladimir Iliç
Leninit.
Shumica dërrmuese
e atyre që mbetën ndë-
rruan qëllimin. Po për-
mendim disa prej tyre:
Në tempullin e Ikonës
së Shën Marisë së Fedo-
rovit u ngrit uzina e për-
punimit të qumështit.
Katedralja e Shën Pe-
trit dhe Pavlit në Petro-
dvorjec për 40 vjet shër-
beu si depo paketimi.
Në 1930, Kisha e Apo-
stujve Peter dhe Pavël u
zhvesh, u zhduk organo
më e madhe në Rusi dhe
ndërtesa u kthye në
pishinë. Në ishullin
Vasiljevsk, Katedralja
me emrin e Ngjalljes së
Krishtit u kthye në pi-
shinë me ftohje, për
rrëshqitje në akull. I
t tillë qe fati i të gjithave.
Më poshtë po paraqesim
fatin e disa prej gjiga-
ndëve të kultit.
Katedralja madhë-
shtore e Shën Isaias i-
shte ndoshta me e ma-
dhja dhe me e bukura
në besimin Orthodhoks.
Për ndërtimin e saj u
punua 40 vjet nga 44
mijë vete, në vitet 1818-
-1858. Ajo ka këto për-
masa: e lartë 101,5 m, e
gjatë 111,3 m, e gjerë
97,6 m dhe ka një kupo-
lë me parametra të
jashtme 25,8 m dhe të
brendshme 21,8 m. Aty
mund të luten 15000-
-18000 vetë. Menjëherë
pas revolucionit filloi
koha e zezë; vetëm në
vitin 1922 u morën 45
kg sende floriri, 2230 kg
zbukurime argjendi,
800 kg gurë të çmuar.
Në 1930 u hoqën dhe u
shkrinë të gjitha kë-
mbanat, ku vetëm ajo e
vendosur në anën veri-
-perëndimore peshonte
29,8 tonë. Në vitet 1950-
-1960 aty u bënë restau-
rime, po ende s’është në
gjendjen e parë.
Katedralja e “Shpë-
timtarit”, një mrekulli
artistike, e lartë 81 m,
ku mozaiku me figura
Shenjtorësh zënë 6000
m2 nga 7050 m2 që
është e gjithë sipër-
/aqja. Kjo katedrale u
ngrit në vendin, ku ju bë
atentat Imperatorit
Aleksandër II. Për këtë
u punua nga viti 1883
deri në 1907. Në vitin
1930, për pak sa nuk u
zhduk si ndërtesë nga
regjimi i Stalinit, sepse
“nuk kishte vlera arti
stike”. Interior! unikal i
tempullit u dëmtua në
mënyrë serioze; u hoqën
shumë stoli, u prish
ikonostasi i mrekullue-
shëm prej mermeri dhe
e gjithë sipërfaqja
mozaike.
Në vitet 1902-1913 u
ndërtua Katedralja e
Detit në Kronshtat, një
kopje e shën – Sofisë në
Stamboll. Ajo ka këto
përmasa: e lartë 70,6 m,
e gjatë 83,2 m, e gjerë
64 m, me një kupolë
26,7 m dhe kapacitet
deri 5000 besimtarë.
Menjëherë pas revolu
cionit, dritaret u bojati-
sën, vetratat u mbuluan
me tulla. Shumë ikona
u zhdukën, ikonostasi i
mrekullueshëm u bë co-
pa-copa. U hoqën të gji
tha këmbanat. Në vitin
1932 u hap klubi dhe ki
noteatri me emrin e Μ.
Gorkit. Në vitin 1954 u
ngrit salla për 2500 shi-
kues. Në vitin 1990, po
këtu u hap Filiali i Mu-
zeut qendror të flotës
Lufatrake, i vendosur në
7 salla në katet e sipër-
‘ me. Edhe sot (viti 1999)
ajo si ndërtesë i përket
Flotës Detare si Filial i
Shtëpisë së Oficerëve.
Rregullisht këtu jep
shfaqje Teatri Drama-
tik i Flotës së Balltikut.
Në vitet 1909-1910 u
ngrit tempulli përme-
ndore “Shpëtimtari në
Ujë”, që përkujton 12
mijë oficerë e marinarë
rusë të vrarë në luftën
Ruso-Japoneze në vitet
1901-1905. Këtij tempu
lli iu grabitën e iu
zhdukën të gjitha sto-
litë.
Spiro Mvhilli