EmailFacebookKontakt

Viktori Puzanova, bizantologia ruse që studioi artin bizantin në Shqipëri

Nga bota e Krishterë

Viktori Puzanova,
bizantologia ruse që studioi artin bizantin në Shqipëri

Nga Maks Veto

Mbas tre shekujsh të rritjes së fuqisë osmane (16,17,18) në sheku- llin e 19-të, duken shenjat e para të dekadencës së perandorisë.

Atëherë fillojnë dhe vizitat, shërbimet, ekspeditat dhe udhëti- met e një numri të madh diploma- tësh, ushtarakësh, shkencëtarësh, artistësh, shkrimtarësh dhe vaga- bondësh nga të cilët botohen në Evropë raporte, ditare, shkrime, vizatime*.

Ato rrahin një sërë problemesh administrative, gjuhësore, histori- ke, folklorike, arkitektonike, ar- keologjike, gjeologjike, tregtare, të florës dhe të faunës dhe të mete- reologjisë.

Të gjithë këta janë evropianë. Për herë të parë Shqipëria po studiohet.

Perandoria Islamike Osmane nuk ish e zonja të studionte veten e vet dhe si rrjedhim, as shtetet që kish nën sundim.

Me sa duket interesimi i kance- lerive, shoqatave shkencore dhe industriale, personave privatë rritet edhe për vendet ballkanike që kanë fituar pavarësinë ose jo, në pritje të zhvillimeve të reja. Dhe për më tepër, sepse Shqipëria një nga vendet e para ku u përhap krishterimi, po vuante akoma sundimin osman, që e kish detyruar pjesën më të madhe të popullsisë të konvertohej në myslimane.

Po asnjëri nga këta shkencëtarë nuk analizon artin bizantin. Ka ve- tëm informacione2.

Ky shekull, i 19-ti, ka burime dhe informacione të shumta, që sot ndihmojnë shkencat albanologjike si lëndë e parë e paçmuar arkivore.

Kuptohet që festimet e bujshme me fishekzjarre dhe ballo në gjithë kryeqytetet evropiane, për ardhjen e shekullit të ri, të XX-të, u ndjenë edhe në Shqipëri .

Perandoria Osmane po shkër- moqej.

Shekulli i XX-të ish për vendin tonë me shumë evenimente të një- pasnjëshme që nga shpallja e pa- varësisë më 1912, pastaj meformi- min e një republike parlamentare, bekimin e mbretërisë, pushtimin fashist, diktaturën komuniste dhe së fundi demokracinë problematike.

Në kërkimin e identitetit ko- mbëtar kemi disa pika referimi dhe vlera të padiskutushme dhe një bosht: Shqipëria si një vend i kri- shterë që në antikitet.

Mbas kësaj jemi kapurfort, për të rigjetur rrënjët në histori, për të forcuar vullnetin tonë, për të bindur Evropën ku duam të shkojmë.

Si provë të kësaj sjellim objek- tet e artit bizantin.

Objektet e kultit kristian janë ato që ruajnë vlerat më të mëdha artistike dhe historike. Të tilla janë kodikët e shek. të 6-të dhe të 9-të të Beratit (në Arkivin e Shtetit ru- hen mbi 100 kodikë), epitafi i Glla- venicës, me qindra ikona të mreku-

llushme dhe me mijëra metër ka- trore me afreske.

Arti bizantin është banga jonë e provës materiale e trashëgimisë kristiane. Pjesën artistike të iko- nave dhe afreskeve e zbuloi dhe e studioi Viktori Puzanova.

Ajo gjatë gjithë kohës pati mbë- shtetjen dhe ndihmën e Theofan Popës, i cili i deshifroi mbishkri- met bizantine dhe si një martir i vërtetë i krishterimit shpëtoi gjatë pcriudhës 1967-1973 me qindra ikona, që sot ruhen në muzeumet tona.

Duhet të vinte gjysma e dytë e shekullit të njëzetë, që kjo albano- loge e madhe të bënte zbulimet më të rëndësishme në artin tonë.

Puzanova ish një personalitet vërtet i rrallë dhe i papërsëritshëm.

Ajo kish të bashkuar në një dijet dhe intuitën e shkencëtares me ndjeshmërinë dhe sensibilitetin e një artisteje.

Mbi të gjitha ajo kish frymën e sakrificës dhe devotshmërinë e një Zonje të rrallë, e cila diti që tërë talentin dhe vullnetin e saj ta vërë në shërbimin e një misioni të lartë, pa kërkuar asgjë në këmbim.

Ajo arriti të zbulojë dhe të vle- rësojë, të studiojë dhe komentojë një art të madh, të panjohur e të pazbuluar; produkt i qindra mje- shtrave dhe artistëve të përulur dhe modestë, që në kushtet më të rënda të kohës, në periudhën më të errët të islamizimit të vendit me dhunë, vazhduan të mbajnë lart frymën e

shenjtë të krishterimit të njërit prej popujve më të vjetër të Ballkanit.

Ky art i madh i krijuar para dhe mbas pushtimit osman, është sot dëshmia e rezistencës historike dhe artistike, e një patriotizmi të pabu- jë, e një sakrifice sublime që vazh- doi disa shekuj.

Dhe këtë afresk të madh gjigant në murin e madh të historisë sonë, ish pikërisht Zonja e madhe Viktori Puzanova që e pa e para, njohu vlerat e tij dhe e çmoi lart.

Për këtë, kombi ynë i është pa- fundësisht mirënjohës.

Ajo qëndroi këtu në periudhën më të errët të diktaturës me priva- cionet e paimagjinueshme, njëlloj si piktorët asketë që punuan nëpër ki- shat e vogla të fshatrave shqiptare.

Ajo pa dyshim është dekane e Bizantologjisë Shqiptare.

Asnjë studiues tjetër i artit bizantin në Shqipëri nuk ka atë shkël- qim të butë dhe kjo rrjedh nga kultu- ra e saj dhe dashuria për njerëzit.

Puzanova, si asketët ose si mur- geshat, rronte e tëra për artin dhe përshkencën.

Ajo kish dhuntinë e rrallë të sa- krifikimit sublim pa kërkuar asgjë.

Ish një fat i madh për ne që ajo erdhi në Shqipëri.

Kështu të rastësishme janë nga- njëherë prurjet më të rëndësishme, që nuk jemi në gjendje t’i vlerëso- jmë si duhet në momentin e shfa- qjes, se janë aq të pastra, të druaj- tura dhe të heshtura.

(vijon nëfaqen 10)

(vijon ngafaqja 9)

Vepra e zonjës Puzanova është akti më sublim i qytetares, shken- cëtares, artistes dhe i së krishterës që vinte nga Rusia e largët.

Ajo solli dhe la një frymë tjetër nga fryma bolshevike leniniste.

Ajo ish për mua mishërimi më i denjë i shpirtit të madh kristian rus.

Ajo ish krenare për këtë, dhe e konfirmoi me jetën e saj.

Pa këtë frymë, pa atë ndërgje- gje, ajo nuk do të kish mundur të rea- lizonte misionin e saj të vështirë.

Viktori Puzanova ka lindur në vitin 1893 në qytetin Rostov të Ru- sisë. Qe nga një familje aristokrate. Studioi në Fakultetin e Artit në Shën Peterburg në degën e skulpturës. Deri në vitin 1917 jetoi në Rusi.

Pas Revolucionit të Tetorit në moshën 24 vjeç u largua përgjith- monë nga Rusia, ku nuk pati mu- ndësi të kthehet kurrë.

Burri i saj, Vasil Puzanov, kish qenë oficer i Carit.

Mbasi vizitojnë Francën, Itali- në, qëndrojnë në Beograd, ku Viktoria punon në Muzeun e Artit. Qe- ndra e punës së saj ishin manastiret në Kosovë.

Në Kosovë takon Rrok Zojzin, arsimtar, i cili më vonë do të bëhet drejtor i sektorit të etnografisë.

Duke dashur të fshihen nga gjer- manët më 1943 futen në Shkodër, ku jetuan deri më 1948.

Në qytetin e Shkodrës, e cila ish një nga qendrat më të njohura të kulturës dhe shkencës shqiptare e ballkanike, ka banuar në shtëpinë e Vlash Dedit, i cili ishte zdruk- thëtar. Banesa ish afër kishës së madhe në lagjen e Tre Heronjve.

Në vitet 1946-1947 ajojepte vi- zatim në Shtëpinë e Kulturës, ku ka pasur nxënës piktorët e njohur: Danish Jukniu (i cili më vonë studion në Poloni), Jakup Keraj (i cili studion në Rusi) dhe Angjelin Dodmasei.

Në vitin 1948, Aleks Buda, Krye- tari i Institutit të sapothemeluar të Shkencave, i tërheq në Tiranë Pu- zanovët.

Viktoria themeion sektorin e Artit Mesjetar, kurse Vasili punon në Muzeun e Shkencave të Naty- rës. Në prill të 49-ës Vasili figuron

si teknik ballsamosës në Institutin e Shkencave.

V. Puzanova boton 8 studime (i fundit botohet mbas vdekjes, aty është bashkautore me Dhorka Dhamon)3. Studimi i parë botohet në vitin 1953. Ky është studimi i parë shkencor që botohet në një revistë të specializuar në Shqipëri apo jashtë saj, mbi artin bizantin shqiptar.

Kishin kaluar katër vjet nga koha kur Puzanova kish ardhur në Institutin e Shkencave.

Në këto vite ajo kish bërë disa ekspedita në Valsh dhe Shelcan, në Pojan dhe Zvërnec, në Bregdet dhe Mesopotam, Berat dhe Voskopojë, ku mori pjesë edhe profesori bullgar G. Bogdanov. Ajo tanimë ka filluar të bëjë kopjet e afreskeve të Onufrit.

(vijon në nunwin e ardhshëm)

1 Lord Bajron./ J.C.Hobhouse-1809/ M.Leak/ J. V.Hahn-1 852/ K.T.Reinhold/
H.Hecquard-1857/ H.Pedersen-1893/ E.Lear/ F.Pouqeville/ T.S.Hughes/ Ippen/
R.A.Davenport/ P.O.Brondsted/ F.Nopcsa/ Topmaschen/ K.Jirecek/ L.Thalloszy/
ZH-K. Faverial/ F.Tajani/ K.Roth/ N.Jorga/ M.Durham/ Orlando/ Krislidhi/ Palikanidhi/
A.Balducci-1922/ A.Calmes/A.Moschetti/ K.Praschniker/ L.Rey/ L.Ugolini/ Schober/
A.Lord/ Z.Valentini/ A.Brandini/A.Dyselie/ S.Mann/ W.Cimochowski/ H.Desnickaja/
R.Elsie/ etj.
2 Anthim Aleksudhi, peshkopi i shumëditur i Beratit, në librin e tij për Beratin, botuar
më 1868, flet për tri ikona të shkëlqyera: një Jisu Krishti. një Shën Maria Hyjlindësja,
një Joan Pagëzori. Ky autor përmend dhe kishat e Shelcanit dhe Valshit. Po aty tregon
sc më 1853 i mbuluan me gëlqere afresket e kishës së Shën Marisë së Apollonisë. Ai
jep vetëm fakte dhe konsiderata të përgjithshme.
Batlifol P. Les manuscrits grecs de Berat d’Albanie et le Codex Purpureus, 1886.
Ilo M. Qafzezi- Jeta Kristiane- 1941,1942- TOMORI 1940.
Lena- Fjala e Korçës 1944.
Dh. Beduli – Të dhëna për kishat në Shqipëri – Dorëshkrim
3 PUZANOVA VIKTORI – Piktori shqiptar i shekullit të XVI-të Onufri nga Neokastra
(Elbasan) – Buletini për Shkencat Shoqërore – 1953. Nr. 3. faqe 2-22.
PUZANOVA VIKTORI – Mbi punimet e piktorit, Nikollës, në kishën Vllaherna (Në
kështjellën e Beratit) – Buletini për Shkencat Shoqërore – 1957. Nr. 1. faqe 64-72.
PUZANOVA VIKTORI – Prapë përmbi artin shqiptar të shekullit të XVII-të.
Buletini për Shkencat Shoqërore 1958 – Nr. 2, faqe 152-156.
PUZANOVA VIKTORI – Manastiri “Shën Maria e Apollonisë” në Pojan.
Buletini i Universitelit Shtetëror të Tiranës – Seria Shkenca Shoqërore – 1961 – Nr. 3.
faqe 147-154.
PUZANOVA. VIKTORI dhe DHAMO. DHORKA – Disa tipare të pikturës mo­
numentale në Shqipëri gjatë shekujve XI1-XV. Studime Historike. – 1967 – Nr. 2 –
faqe 105-112.