EmailFacebookKontakt

Vidhet sërish një kishë orthodhokse

Mitropolia e Gjirokastrës
Vidhet sërish një kishë orthodhokse
– Më 9 qershor u grabit me thyerje kisha e fshatit Nokovë, në zonën e Lunxhërisë –
Sërish kishat orthodhokse të Mitropolisë
së Gjirokastrës bëhen pre e grabitësve. Pas
vjedhjeve të përsëritura në disa kisha të
Gjirokastrës e Sarandës, madje edhe përdho-
sjes së tyre, fakti se policia ende nuk ka gje-
tur qoftë edhe një autor të vetëm, është
kthyer me sa duket në faktor nxitës për
gjithfarlloj keqbërsish, që të vihen në garë…
Kështu, sipas konstatimit të radhës të policisë
së komisariatit të Gjirokastrës, natën duke u
gdhirë e diela e 9 qershorit, grabitës të panjohur
dhe të ikur në drejtim të paditur kanë shkatë-
rruar derën e kishës dhe kanë grabitur disa ikona.
Pavarësisht nga vlera jo e madhe ekonomi-
ke e gjërave të vjedhura, janë disa elemente që e
bëjnë këtë ngjarje po aq të rëndë sa edhe gjithë
të tjerat. Së pari, sërish është ushtruar dhunë
ndaj një objekti kulti orthodhoks. Së dyti, autori
mbetet si gjithmonë i panjohur, megjithëse
kisha është pranë shtëpive. Së treti, ngjarja
kaloi pothuaj pa u ndier, siç kanë kaluar edhe
akte shumë më të rënda, ndërkohë që në shtyp
shohim mobilizim edhe për gjepura.
Korresp. i “Ngjallja”