EmailFacebookKontakt

Vidhet kisha e Shënepremtes, Kavajë

Vidhet kisha e Shënepremtes, Kavajë
Duke gdhirë data 11.02.2011 është shpër-
thyer dera e kishës së Shën Premtes në fshatin
Çetë, Kavajë duke vjedhur lekët që ndodheshin
në arkën e kishës, si dhe të gjitha pajisjet dhe
veglat shumë të kushtueshme të grupit të punës
që po bën restaurimin e kësaj kishe. Duke e di-
tur se që nga janari kjo kishë i është nënshtruar
një restaurimi të plotë, i cili është gati në përfu-

ndim, si pasojë e një kujdesi dhe interesimi të
drejtpërdrejtë të Kryepiskopit Anastas, i cili
është interesuar në vazhdimësi për restaurimin
e kësaj kishe dhe gjetjen e fondeve për reali-
zimin e tij. Por gjithsesi keqbërësit nuk mendoj-
në kaq shumë, që ka një organizëm që kujdeset
për trashëgiminë e tyre kulturore, por vazhdojnë
procesin e tyre të vjedhjeve dhe të dëmtimeve
të objekteve të kultit
orthodhoks dhe për-
sëri organet shtetë-
rore përkatëse, që
kanë për detyrë ligjo-
re të mbrojnë këto
monumente dhe të
kapin keqbërësit, i
kalojnë këto gjëra në
heshtje.