Vidhet kisha e Shën Theodhorëve, në Vlorë
Duke u gdhirë 14 shkurt është cenuar nga hajdutët kisha e Shën
Theodhorëve në Vlorë. Pasi nuk kanë arritur të hyjnë brenda, grabitësit
kanë marrë materiale të jashtme të saj, si ulluqe, shandan për ndezjen e
qirinjve etj.
Pavarësisht vlerës materiale, më i rëndësishëm është fakti se
përdhoset një vend i shenjtë dhe ngjarje të tilla kanë qenë të shpeshta e
deri tani pa asnjë autor të kapur.