EmailFacebookKontakt

Vidhet kisha e Bularatit

Vidhet kisha e Bularatit
Në mëngjesin e datës 18 mars, banorët
e fshatit Bularat, konstatuan se kisha e tyre
ishte vjedhur. Në të ishin marrë disa sende,
duke e përdhosur vendin e shenjtë.
Kryeplaku bëri denoncimin në organet e
policisë, por deri tani ngjarja e përsëritur
nuk ka autorë.
Kjo ngjarje si në kishën e Zervatit, për me-
diat dhe informacionin e përgjithshëm është një
ngjarje e radhës e zakonshme, por që kohët e
fundit janë intensifikuar shumë dhe gati çdo javë
dëgjojmë dhe marrim informacion nga besimtarë
në zona të ndryshme të Shqipërisë për intensifi-
kimin e vjedhjeve në kisha. Pikërisht, e njëjta si-
tuatë ndodh gjithmonë: kishat vidhen, elementët
e trashëgimisë sonë kulturore zhduken dhe ndo-
shta përgjithmonë. Shteti, që ka për detyrë t’i
mbrojë, nuk mban përgjegjësi, policia si zako-
nisht vjen me vonesë, pas dy ditësh, dhe nuk ka

konkluduar asnjëherë me kapjen e ndonjë
keqbërësi, gjithmonë po i njëjti skenar që
përsëritet pafundësisht dhe pa zgjidhje. Për
rastin e Zervatit ne kemi dokumentacion të plotë
të elementeve që janë vjedhur, si me përshkrime
tekstesh, ashtu dhe me imazhe fotografike.
Asnjë organ i rendit, qoftë në Tiranë apo në
Gjirokastër, pavarësisht denoncimeve të një-
pasnjëshme që janë bërë, nuk është interesuar
për të marrë informacionin e nevojshëm se çfarë
konkretisht është vjedhur.