EmailFacebookKontakt

Vëzhgime – Zyrtarët zëdhënës që shajnë Kishën

Vëzhgime
Zyrtarët zëdhënës që shajnë Kishën
Nuk përbën ndonjë lajm ose
surprizë kur shkruhet kundër
Kishës sonë dhe Kryepiskopit
Anastas. Tashmë është e qartë që
ka disa qarqe të caktuara, me para-
gjykime të palëkundshme negative
edhe përballë të vërtetave të qarta
që shndrisin si diellipare… Madje
sa më shumë arritje ka Kisha, sa
më shumë vlerësohet Kryepiskopi
i saj, aq më të hidhur bëhen ata.
Por njëkohësish, ka dhe arritje

e njohje të cilat nuk mund t’i ndry-
shojë askush. Ato janë sanksionuar
në Kushtetutë, pasqyrohen në Ma-
rrëveshjen dypalëshe me Shtetin
dhe janë aprovuar nga Kuvendi.
Atëherë, si është e mundur që
zyrtarë shtetërorë, paguar nga
Shteti, me paratë e taksapaguesve
(edhe orthodhoksë), t’i lejojnë vetes
të flasin e gënjejnë pa doganë ku-
ndër Kishës. Është p.sh. një zëdhë-
nës shtypi i një ministrie që del e

flet ç’ti shkrepë në mendjen e tij
delirante kundër Kishës, në kontra-
diktë flagrante me vendin e tij të
punës. Apo një drejtor instituti që
nuk lë rast pa folur si të ishte krye-
tari i ndonjë organizate antiortho-
dhokse etj. Këta shembuj tregojnë
se shteti akoma nuk funksionon si
duhet, por dhe se taksapaguesit or-
thodhoksë duhet të bëjnë të ndihet
më shumë zëri i tyre.