EmailFacebookKontakt

Vëzhgime: Dy masa, një për të gjithë dhe një për komunitetin orthodhoks

Vëzhgime

Dy masa, një për të gjithë dhe një për komunitetin orthodhoks

Para pak ditësh shtypi njoftoi për diçka që nuk kishte të bënte me komunitetin tonë, por që nxiste për reflektim. Një imam, i cili vepronte në ku- ndërshtim me urdhrat e drejtuesve të komunitetit të tij fetar, ishte ndaluar nga gjykata dhe policia të hynte në vendin e shenjtë. Para ca kohësh diçka e ngjashme ndodhi edhe në komunitetin katolik të Shkodrës, me një prift fsha- ti që nuk respektonte vendimet e organizmave drejtues të komunitetit të tij.

Deri këtu nuk ka asnjë gjë të çuditshme dhe të veçantë, por është pikërisht ky normalitet që ngre shumë pikëpyetje. Komunitetet fetare kanë bërë marrëveshje dhe njihen nga shteti, bashkë me statutet, rregullat dhe organet drejtuese. Ato janë të depozituara edhe në gjykata, të cilat iu referohen si bazë ligjore në raste problemesh me individë të veçantë.

Porkjo nukndodhme Komunitetin Orthodhoks! Nga viti 1995 njëin-

divid ka okupuar dhe mban me dhunë një vend të shenjtë orthodhoks, hiqet si klerik kundër të gjitha rregullave të besimit orthodhoks, përvetëson të ardhurat që hidhen më së shumti nga vizitorë e turistë dhe shteti për këtë rast nuk ekziston. Në krah të Komunitetit Orthodhoks nuk del as shteti që ka nënshkruar marrëveshjen, as Kuvendi që e ka ratifikuar, as gjykata që e ka shpallur e sigurisht, as organet e rendit.

Përshëndetim vendimmarrjen korrekte të gjykatave dhe shtetit në mbështetje të komuniteteve të tjera fetare. Hidhërohemi nga anësia dhe tendencioziteti ndaj komunitetit tonë dhe shqetësohemi për këtë frymë mënjanimi, nënvlerësimi dhe anësie, e cila sidoqoftë cenon harmoninë fetare kaq të valëvitur dhe stërpërmendur.

T. D.