EmailFacebookKontakt

Vetmia, mallkim apo hir?

N

jeriu është një qenie kungimi që ndan, dhe nevoja për të dashur e për të qenë i dashur, është gdhendur madje në zemrën e vetë ekzistencës. Djalli është “përçarësi”, i cili e copëton përherë punën e për- hershme të “bashkimit”, sepse Jisui erdhi “që t’i mbledhë në një bijtë e Perëndisë që ishin të shpërndarë” (Joan 11,52). Lidhja e Frymës ësh- të çimentoja që na lidh njëri me tje- trin ashtu si gurët e çmuar të Qyte- tit qiellor, të Jerusalemit të Ri. Të larguar nga Ati dhe duke mbetur jetimë në këtë tokë armiqësore, jemi bërë të huaj njëri për tjetrin, vëllezër armiq, duke i ngjasuar Kainit. Në këtë mënyrë, po biem në vetminë që peshon si një mall- kim, si një fatalitet i padurueshëm, ferr mbi tokë. Dhe për më tepër, nga fundi i humnerës, i pusit të hu-

mbjes, të thërras ty, o Zot, thërras vëllezërit e mi, njerëzit: “Perëndia im, Perëndia im, përse më ke brak- tisur?” I vetmuari e bën të tijën këtë thirrje të të Kryqëzuarit, dhe thirrja e tij arrin në nënkëmbësen e fronit të Atit. Dhe Perëndia do të fshijë çdo lot nga fytyra.

Por ka një formë të vetmisë si ajo e zgjedhjes me ndërgjegje dhe me vullnetin tënd, dhe kjo buron nga një etje absolute përballë të Vetmit Perëndi. “Kështu do ta ndjek, do ta udhëheq në shkretëtirë dhe do t’i flas në zemër” (Osea 2,16), i thotë Zoti Izraeli. E gjithë jeta e krishterë, në një mënyrë shpesh të fshehur ose të panjohur, e mban këtë dimension në vetvete, sepse që të bëhesh një qenie ku- ngimi dhe të hapesh para dashuri- së, duhet pak a shumë të jesh unik,

i pareduktueshëm në turmë. Ky është sekreti i njeriut që nuk mund të reduktohet dhe as të shkrihet me turmën, por që në heshtjen e natës e lë veten të pushtohet nga Prania e Dikujt tjetër, e Atij që vjen e na shkul nga vdekja. Vetmia bëhet atëherë një udhë kryqi dhe drite, që vetja ime të vdesë dhe që të mos jem më unë ai që jetoj, por Krishti brenda meje. Atëherë fuqia e dashu- risë më nxjerr jashtë mbylljes sime në takim të tjetrit, veçanërisht të të varfrit dhe të të vetmuarit. Dhe ai të bëhet i afërt, armiku mik, i huaji i ftuar në tryezë. Zemra jonë zgje- rohet, krahët tanë shtrihen në ngja- shmëri të Atij që shtriu krahët mbi Kryq dhe i tërhoqi të gjithë njerëzit te Vetja.

Nga atë Boris Bobrinski