EmailFacebookKontakt

Vërejtje “besimtarëve të rinj”

Në numrin e datës 25 nëntor gazeta “Kombi” botoi një deklaratë pak të çuditshme: 48 të rinj orthodhoksë (dyzetetetë), kërkojnë largimin e Kryepiskopit (e para) dhe kërcënojnë “se do ta bëjnë vetë” (e dyta).

Çudia e parë, është poza që marrin këta të panjohur (s’kanë vënë emra), për të folur në emër të të rinjve orthodhoksë. Sepse të tillë janë të shumtë në peticionin në mbrojtje të Kryehirësisë së tij, me 15 mijë firma, të Korçës, në atë me 8 mijë firma të Beratit, në atë me 7 mijë firma të Vlorës, e në dhjetëra peticionet e tjera: Se janë qindra fëmijët e të rinjtë që ndjekin kurset e katekizmit vetëm në Tiranë etj etj.

Çudia e dytë, është kërcënimi që bëjnë këta “trima” se do të veprojnë vetë: harrojnë se kjo përbën vepër penale, që dënohet nga legjislacioni ynë në fuqi (edhe vetëm kërcënimi). Harron edhe gazeta që u le kryet e vendit, se kjo do të thotë përleshje mes shqiptarëve – krejt e kundërt me emrin e me pretendimet që mbart.

Dhe, së fundi, një vërejtje: Kisha Orthodhokse u përket veçse besimtarëve orthodhoksë. Vetëm fakti se mund të kesh të dy apo njërin prind të këtij besimi apo se mund të kesh emër orthodhoks nuk të jep të drejtën ta quash veten besimtar.

SHKURT LEKA