EmailFacebookKontakt

Veprimtaria misionare si faktor zhvillimi

Artikulli është botuar në gazetën “Shekulli”, më 18 ianar 2006
Veprimtaria misionare
si faktor zhvillimi
Veprimtaritë misionare zhvillo-
hen në një periudhë të gjatë kohore,
një artikull, për më tepër i shkruar
nxitimthi, kërkon pak kohë. Si është
e mundur të gjykohet në pak orë
kontributi shumëvjeçar që kryejnë
misionet e ndryshme në Shqipëri?
Çuditërisht, është e mundur… De-
tyrë e gazetarisë është zbulimi i
anëve të errëta dhe të padukshme,
dhe jo të mbulojë të ndritshmet dhe
të dukshmet. Përpjekja për të kri-
juar përshtypje të cekëta, sidomos
kur është e shoqëruar me mangësi
kritike dhe mungesë njohurish, për
sa i përket kuadrit historik dhe in-
stitucional të çështjes në shqyrtim,
e drejton penën gazetareske në
ngushtica të rrezikshme. Një arti­
kull i kohës së fundit i z. Agron Tu­
fa, të kujton mjaft mirë të kaluarën
ksenofobike të periudhës komuni-
ste dhe hedh akuza të lehta kundër
çdo veprimtarie misionare në Shqi-
përi. Në lidhje me to vendosa të bëj
një kritikë dashamirëse, duke e
shqyrtuar çështjen në fjalë nga
prizmi i cilësisë sime shkencore.
Në artikullin e tij “Tëhuajësimi i
identitetit fetar”, botuar në gazetën
“Shekulli”, më 23 dhjetor 2005, au­
tori i sipërpërmendur shpreh shqe-
tësimin për “tëhuajësimin” e ele-
mentit kombëtar të feve në Shqi-
përi. Dhe ndërsa ky shqetësim, për
sa i përket qëllimit mund të konsi-
derohet në vetvete si etnocentrik
ose patriotik, mënyra e të shprehurit
argumentet mbështetëse dhe njo-
huria e paasimiluar që paraqitet, e
çojnë këtë shqetësim në nivelin e
ksenofobisë emfatike.
Artikullshkruesi përpiqet të
strukturojë tezat e veta me argu-
mente, qoftë të dobëta në thelb,
qoftë edhe të pabazuara. Në dy pi­
ka të artikullit z.Tufa merret me
sharje të pabazuara ndaj misionarë-
ve që veprojnë në Shqipëri, duke
pretenduar se territori i saj është
bërë vend aventurash për “matra-
pazë, pederastë, anormalë” e të tje-
ra pretendime që shkaktojnë neve­
ri. Për më tepër, këto karakteristi-
ka ua atribuon të gjithë mision-
arëve që veprojnë në Shqipëri,
ndërsa të dhënat e kohës së fundit,
mbi të cilat artikullshkruesi mbë-
shtetet dhe pretendon të jetë i
frymëzuar, d.m.th. intervistat e pri-
ftërinjve të shquar shqiptarë roma-
no-katolikë, bien ndesh me prete-
ndimet e zotit Tufa. Ato pretendime
janë kaq të tejpërgjithësuara,
jopersonale dhe të pacaktuara, sa-
që e drejtojnë lexuesin e kujdes-
shëm në konkluzionin se artikulli
anon në mënyrë të pandershme ku-
ndër çdo misioni në Shqipëri. Duket
se ai neglizhon arritjet gjerësisht të
njohura të veprimtarisë së lëvizjeve
të ndryshme misionare në Shqipëri.
Artikulli iu referohet interesave ve-
tjake të lëvizjes misionare në Shqi-
përi dhe njëkohësisht mungesës së
investimeve ekonomike në vend
nga ana e tyre. Shembuj të zgjedhur
lehtë dhe shpejt mund t’i kundër-
vihen pretendimeve të mësipërme.
Besoj se është e njohur se me kapi-
talet e veprimtarive misionare u
ngritën dhe po funksionojnë vepra
të mëdha të bamirësisë së përba-
shkët, si spitali i Zonjës së Këshillit
të Mirë, Qendra Diagnostike e Un-
gjillëzimit, Universiteti Katolik etj.
Madje, është ende e freskët në
kujtesën e popullit të vuajtur koso-
var ndihma humanitare, strehimi,
ushqimi dhe lehtësimi i dhimbjes
njerëzore, që lëvizjet e ndryshme
misionare, kryesisht ato orthodho-
kse dhe katolike, bashkë me orga-
nizata të tjera joqeveritare, u ofruan
refugjatëve. Pra, në qoftë se z. Tu­
fa nuk e njeh veprimtarinë bamirë-

se të misioneve në Shqipëri, nuk
duhet të shkruajë mbi këtë çështje,
nga ana tjetër, nëse është i infor-
muar dhe qëndron në heshtje, aq
më keq, sepse dhunon parimet thel-
bësore të etikës gazetareske. Auto­
ri u përpoq, për më tepër të prete-
ndojë se veprimtaria misionare dhe
bamirëse në Shqipëri, duke shfrytë-

zuar “indiferencën dhe mungesën
e sensibilizimit” të popullit dhe shte-
tit shqiptar, tenton tëhuajësimin e
elementit kombëtar të feve në Shqi-
përi. Aspektet e ndryshme të kësaj
përpjekjeje, sipas z. Tufa, janë “pri-
shja e thelbit të komunikimit me
predikim, krijimi i një raporti tëhu-
ajësimi të besimtarit me një prift të
huaj, i cili përveçse nuk di shqip,
nuk njeh as botën e koklavitur të
besimtarit shqiptar”. Duke iu refe-
ruar mandej kryetarëve të ndritur
fetarë të fillimit të shekullit XX, ai
duket se beson se në një traditë të
fortë religjioze me personalitete të
forta, të lashta dhe të reja, prania
dhe dominimi institucional i klerit
të huaj rrezikon të nxisë pakënaqë-
si, inferioritete dhe reagime. Ndo-
shta ai nuk e di se Kostandin Kri-
stoforidhi, si dhe Kryepiskopi The-
ofan Noli, studiuan për teologji në
Greqi dhe në gjuhën greke. Studi-
met e tyre, si edhe studimet latine
të Atë Gjergj Fishtës mos i bënë ata
“më pak shqiptarë”? Madje, buri-
met e shekullit XVIII dhe XIX dë-
shmojnë për një numër të konside-
rueshëm hierarkësh me prejardhje
jashtë trojeve të Shqipërisë së sot-
me, që shërbenin në viset e Shqipë-
(vijon në faqen 10)

Veprimtaria misionare si faktor zhvillimi
(vijon ngafaqja 9)
risë dhe anasjelltas, shumë hierarkë
nga viset e Shqipërisë së sotme, që
shërbenin në metropole ose pe-
shkopata joshqipfolëse, ose që u
ngjitën edhe në fronin patriarkal.
Kjo bashkëjetesë ka ekzistuar që
prej periudhës mesjetare deri në
atë modeme dhe u ndërpre vetëm
pas krijimit dhe vetizolimit të shte-
teve kombëtare. Ajo (bashkëjetesa)
nuk shkaktoi asgjësimin e elementit
kombëtar në komunitetet fetare në
Shqipëri, ashtu edhe sikundër ka-
rakteri “latin” i Vatikanit nuk humbi
pas vendosjes së një pape polak,
ose pas pasimit të tij nga një papë
gjerman. Artikullshkruesi konstatoi
pa fakte historike kthimin prapa
nga Kisha Autoqefale Shqiptare e
Imzot Nolit në kontrollin dominues
të kësaj kishe nga Hirësia e Tij,
Janullatos dhe priftëria greke”.
Fillimisht ai që merret me reporta-
zhin fetar, duhet ta dijë që titulli i
një kryepiskopi të një kishe autoqe­
fale është “Fortlumturia e Tij” dhe
jo “Hirësia e Tij”; përderisa i fundit,
i referohet me emrin e tij dhe sipas
rastit, edhe me mbiemrin, por asnjë-
herë pa të parin. E dyta, në arti-
kullin e tij duket se z. Tufa paska
njohuri, qoftë edhe sipërfaqësore,
mbi kontributin e Kryepiskopit
Theofan Noli për shpalljen e Auto-
qefalisë së Kishës Orthodhokse të
Shqipërisë, por injoron kontributin
e Kryepiskopit Anastas në ruajtjen
e autoqefalisë së të njëjtës kishë.
Është e qartë se z. Tufa nuk e di që,
sipas së drejtës kanonike të Kishës
Orthodhokse, termi “autoqefali”
nënkupton pavarësinë administra­
tive të një kishe vendore dhe shpre-
het me të drejtën e saj kanonike
për të zgjedhur dhe dorëzuar kreun
e saj administrativ, nëpërmjet ve-
ndimit të Sinodit të Shenjtë. Pra,
ekzistenca e një kishe dhe një Sino-
di të Shenjtë, është kusht i domos-
doshëm për vlefshmërinë e autoqe-
falisë. Por, ndalimi më 1967, i ushtri-
mit të çdo veprimtarie fetare në
Shqipëri, shkatërroi si strukturat
kishtare, ashtu edhe Sinodin e She-
njtë, duke e shfuqizuar “defacto”
Autoqefalinë e Kishës së Shqipëri-
së. Që asokohe asnjë vendim zyrtar
“de jure” nuk u mor për heqjen e
autoqefalisë. Kështu, iniciativa e
ringritjes së Kishës Orthodhokse
në Shqipëri i mbetej Patriarkanës
Ekumenike. Ajo, që të shpëtojë
autoqefalinë, caktoi qëllimisht një
eksarki, nga e cila me votat e liderit
të popullit, u zgjodh kryepiskopi dhe
më pas, me miratimin e Patriarka-
nës Ekumenike, edhe mitropolitët
dhe peshkopët, pjesëmarrës të Si­
nodit të Shenjtë. Të paktën në këtë
pikë historia kishtare e Shqipërisë
do t’i njohë Kryepiskopit Anastas
një kontribut të madh në ruajten e
autoqefalisë.
Përpjekja e zotit Tufa për të
ndërlidhur ringritjen e Kishës së
Shqipërisë me ngritjen e orthodho-
ksisë në Rusi, gjatë viteve të pere-

strojkës, është historikisht absurde
dhe institucionalisht e pabazuar. Hi­
storikisht absurde, sepse gjatë vite­
ve të komunizmit në Rusi, ndërsa
autoritetet sovjetike e përjashtuan,
e nënvlerësuan, e korruptuan dhe
ua shanë besimtarëve kultin ortho-
dhoks, kurrsesi nuk e ndaluan atë
me ligj dhe as e shfuqizuan Patriar-
kanën e Moskës dhe priftërinë or­
thodhokse…. Përkundrazi, fundi i
regjimit komunist në Shqipëri e gjeti
Kishën Orthodhokse pa primat, pa
hierarki për funksionimin e Sinodit
të Shenjtë, pa priftërinj, pa kisha
dhe pa kuadër të funksionimit insti­
tutional. Ringritja e një kishe nga
rrënojat e saj nuk është një përpje-
kje me vështirësi të barabartë me
gazetarinë e nxituar. Fara fetare,
që priste kalimin e monizmit, duhej
të mbillej. Por mungonin krejtësisht
“mbjellësit”. Në këtë përpjekje Ki­
sha Orthodhokse, nënë e Patriarka-
nës Ekumenike, e konsideroi të ne-
vojshme të kujdeset për ekzisten-
cën e mbjellësve që do të punonin
tokën fetare, derisa Kisha e Shqipë-
risë të ngrinte mbjellësit e saj auto-
ktonë. Në rastin e të krishterëve
katolikë, priftëria e re erdhi krye-
sisht nga Italia, ndërsa në rastin e
orthodhoksëve, nga Greqia, Ame-
rika, Evropa dhe Afrika. Nuk kam
parasysh cilës “priftëri greke” i
referohet z. Tufa. Pra, ai nuk e di
as me saktësi, as me përafërsi nu-
mrin e saktë të klerikëve grekë, që
qëndrojnë sot në Shqipëri, duke
ndihmuar qindra priftërinj të rinj
shqiptarë për të arritur që këta të
fundit të marrin në duart e tyre ko­
ntrollin e plotë të Kishës së Shqipë-
risë. Në të njëjtën mënyrë, policia
gjermane trajnoi policinë shqiptare
për një sërë vitesh pa e “gjerma-
nizuar” ose “çshqiptarizuar” atë.
Së fundi, nëse ky artikull qëllon
të “çrrënjosë” çdo “farë” misiona­
re të huaj në Shqipëri, atëherë kjo
gjë, jo vetëm na sjell në kujtesë që-
ndrimin ksenofobik të regjimit të
mëparshëm, por nuk mund të har-
monizohet edhe me përpjekjet e
Shqipërisë për integrimin e saj në
strukturat ndërkombëtare politiko-
ushtarake. Dihet se shoqëria që
vetëmohet hermetikisht për shumë
kohë nga ndikimet e huaja, degra-
don dhe vdes. Për mendimin tim,
prania e misioneve të huaja nuk
përbën asnjë rrezik tëhuajësimi,
për sa kohë që fara që mbillet është
endemike në Shqipëri. Rreziku kon-
siston në rastin kur fara që mbillet
është e tëhuajësuar nga historia
dhe kultura shqiptare, ose në rastin
kur për një kohë të gjatë (sidoqoftë
jo deri më sot), priftëria shqiptare
pengohet të bëhet autonome. Në
të dyja rastet roli i shtypit dhe gaze-
tarisë është ndihmues, mjafton që
gazetarët të kenë të paktën njohu-
ritë themeltare dhe informacione
mbi çështjet fetare dhe kishtare në
Shqipëri
Dr. Konstandin Giakoumis