EmailFacebookKontakt

Veprimtari të Kolegjit Universitar “LOGOS”: Trajnim për përdorimin e bibliotekës

Veprimtari të Kolegjit Universitar “LOGOS”

Trajnim për përdorimin e bibliotekës

Gjatë periudhës 11-19 dhjetor 2023, në mjediset e bibliotekës të Kolegjit Universitar “LOGOS”, drejtoresha e bibliotekës, znj. Violeta Plepi, trajnoi studentët e viteve të para të të gjitha programeve mësimore të këtij Kolegji. Ata mësuan mbi përmbajtjen e kësaj biblioteke, funksionimin e saj, procesin e anëtarësimit dhe të huazimit, rregulloren e përgjithshme, organizimin dhe përdorimin e koleksioneve të titujve të shumtë.

Ndër të tjera, studentët u njohën me mënyrën e aksesimit të bibliotekave digjitale JSTOR dhe EBSCO. Përmes tyre, ata përftojnë qasje në miliona artikuj, revista shkencore dhe libra që i shërbejnë programeve të tyre mësimore.

Ata u trajnuan gjithashtu për mënyrën se si mund të kërkojnë literaturën që u duhet duke përdorur katalogun elektronik www.lib-orthodoxalbania.org

Puna në laboratorë dhe programe shkencore për të thelluar nivelin e dijeve janë një përditshmëri në Kolegjin Universitar “Logos”. Përgatitja e lartë teorike dhe praktike e studentëve, në përputhje me kërkesat bashkëkohore dhe të tregut të punës kanë qenë në qendër të mësimdhënies që nga krijimi i tij.

Në foto: Studentë të programit “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” gjatë orëve të mësimit praktik në laboratorët e Kolegjit Universitar “LOGOS”.