EmailFacebookKontakt

Veprimtari për Pashkët

Me bekimin e Kryepiskopit Anastas, po zhvillohen dy veprimtari të reja për adoleshentët dhe fëmijët orthodhoksë. Pjesëmarrësve u ofrohet mundësia të marrin pjesë në programe argëtuese dhe shpirtërore.

Krijimi dhe zhvillimi i shoqërisë dhe jetës shpirtërore do të jenë elementë të rëndësishëm të këtyre programeve. Me rastin e festës së Pashkëve ato do të ofrojnë aktivitete të ndryshme për t’i përgatitur pjesëmarrësit për këtë festë. Ftohen të gjithë adoleshentët dhe fëmijët të marrin pjesë.

Grupi i adoleshentëve përfshin:

“Lundruesit”: Mosha 13-14 vjeç dhe “Udhëtarët”: Mosha 10-12 vjeç.

Grupi i fëmijëve përfshin:

“Të lumurit”: Mosha 8-9 vjeç dhe “Të qeshurit”: Mosha 4-6 vjeç.

Këto programe filluan në datën 6 mars 2004 dhe do të vazhdojnë çdo të shtunë, ora 10:15-11:45, në Kishën e Ungjillëzimit, Tiranë.