Në muajin maj, stafi i Zyrës sociale dhe i emergjencave të Kishës sonë “Diakonia Agapes” dhe bashkëpunëtorët me të cilët ka lidhje, kanë nisur rrugëtim të ri, i cili lidhet me një spektër të gjerë në fushën e marketingut si dhe përdorimin me efiçiencë të mediave sociale.
Rritja e vizibilitetit në rrjet dhe media mbetet një nga sfidat edhe për të ardhmen. Për këtë qëllim, gjatë muajit maj u zhvilluan dy ditë trajnim me zyrat dhe personat e interesuar, ku u reflektua mbi vizionin, vlerat, dhe se si të promovohen projektet që po zbatohen. Gjithashtu u diskutua dhe si të krijohen më tepër fonde nëpërmjet marketimit të produkteve dhe shërbimeve. Ndërkohë, stafi i “Diakonia Agapes” po punon për një plan me objektiva konkrete rreth marketingut online.
Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit: “Fuqizimi socio-ekonomik i grave në zonat rurale në Shqipërinë e Mesme”, financuar nga “Bread for the World” – në Gjermani dhe që zbatohet nga zyra e “Diakonia Agapes”.
Nina Gramo
Në fund të muajit prill, Kolegji Universitar “Logos” organizoi dhurimin e gjakut për fëmijët talasemikë. Kjo nismë u realizua me sukses dhe pati interesim nga studentët e pedagogët.