Veprimtari me të rinjtë orthodhoksë
“Kur u luta u rinova, por kur pushova së luturi u plaka”,- ka shkruar një teo- log i madh i krishterimit të hershëm. Në këtë frymë shpirtërore; me besim, lutje e vepra të mira, studentët orthodhoksë të Qytetit Stu- denti janë kthyer në një nga grupet rinore më unike.
Në një marrëdhënie të gjallë me Perëndinë, të rri- tur në lutjet personale dhe kolektive të përditshme, ata japin një shembull shumë të mirë tek bashkëmosha- tarët e tyre kudo në Shqipëri.
Në fillim, si tek çdo be- simtar, besimi lindi tek ata si një shkëndijë. Por me kalimin e kohës, kjo shkë- ndijë u bë flakë që çliron dhe jep energji në dëshmi- në e besimit të krishterë. Nuk janë të shumtë në numdr, por përkushtimi i tyre është frymëzues në jetën shpirtërore. Ata përjetojnë zjarrin e dashurisë së she- njtë të Perëndisë duke kul- tivuar çdo ditë lutje dhe duke pranuar të vërtetën që buron prej Zotit Krisht.
Një ndër veprimtaritë e këtyre të rinjve në prag të kreshmëve të mëdha ishte edhe agripnia e zhvilluar në fund të muajit shkurt. Koordinatorja e veprimta- rive rinore në Qytetin Studenti, Ana Baba, na tha: “Është dëshira e vetë stu- dentëve të bëjnë agripni, lutje çdo ditë dhe biseda biblike, sepse ata janë futur në jetën shpirtërore dhe gjith-
monë e më shumë kërkojnë që të bëjnë sakrifica për t’u rritur shpirtërisht dhe për të marrë bekimet e Perëndisë. Agripnia është një nga sakrificat më të mëdha që ata mund të ofrojnë në jetën shpirtërore. Aq më te- për që tani është edhe pe- riudhë shumë e rëndësi- shme dhe agripnia të ndih- mon në një analizë të vet- vetes që ne të kthehemi tek
Perëndia me zemër të pas- tër, sa më shumë që të kemi mundësi”.
Veprimtaritë në Qytetin Studenti kanë nisur në vitin 1994, me iniciativën e At Theologut dhe Motër Filo- theas. Këtë nismë e pasoi më tej At Luka Veronis, i cili me kërkesën e studen- tëve të Q. Studenti kërkoi hapjen e një kishe të vogël, e cila edhe pse modeste, në
ditët e para të themelimit e deri sot ka mbledhur mjaft studentë të qytezës të ar- dhur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë. Kjo kishë funk- sionon në mjediset e marra me qira, në ish-kinoklubin e Qytetit Studenti, aty ku dhe u përqendrua ve- primtaria katekiste e lëvi- zjes rinore orthodhokse. Që nga dita e parë e nisjes së këtij aktiviteti, takimet me të rinjtë bëhen dy herë në javë, të martën në orën 7 700 dhe të enjten në orën 0600 të mëngjesit, kur zhvi- llohet Shërbesa e Mëngje- sores dhe Liturgjia Hyjno- re. Takimi i çdo të marte pasdite mbledh me dhjetëra të rinj, të cilët bëhen prota- gonistët e diskutimeve rreth tematikave të ndry- shme shpirtërore e sociale. Puna me të rinjtë vazhdon edhe gjatë ditëve të tjera të javës në godinat e Qytetit Studenti ku zhvillohen stu- dime biblike, katekizëm si dhe biseda shpirtërore e miqësore.
LK.