EmailFacebookKontakt

Veprimtari Krishtlindjesh me studentët e Tiranës

Veprimtari Krishtlindjesh
me studentët e Tiranës
Studentët orthodhoksë të fakulteteve të ndryshme të
Universitetit të Tiranës u mblodhën së bashku pasditen e
së martës, më 19 dhjetor, në Qendrën Studentore, për të
festuar ardhjen e Krishtlindjes. Salla e takimeve ishte e
mbushur nga dhjetëra studentë, të cilët morën pjesë në
programin festiv që ishte organizuar nga drejtuesit e kësaj
qendre. Bashkë me urimet, këngët e festës, dhuratat dhe
fishekzjarret, u krijua një atmosferë e veçantë festive.
Më pas, studentët lexuan histori të ndryshme Krisht­
lindjesh, iu lutën së bashku Krishtit foshnjë, duke përgatitur
një kartolinë të veçantë urimi, të cilën e vendosën në grazh­
din e vendosur në një cep të sallës.
Nga kjo festë mbresëlënëse, të gjithë studentët u
larguan me një dhuratë të bukur, e cila përmbante një

mesazh Krishtlindjesh, një qiri dhe një bllok shënimesh –
kujtim nga Qendra Studentore e Kishës sonë para të
kremteve të shumta të ndërrimit të viteve.
Eleni Krakulli