EmailFacebookKontakt

Veprimtari fetare në dioqezën e Gjirokastrës

Festa e 3 Hierarkëve, Etërve të mëdhenj të Kishës dhe mësuesve Ekumenikë, u nderuan në mënyrë të veçantë në qytetin e Gjirokastrës. Paraditen e 30 janarit u dha Liturgjia Hyjnore në Kishën e Kryeëngjëjve, ndërsa mbasdite në amfiteatrin e Universitetit “Eqerem Çabej”, të Gjirokastrës u organizua takim me intelektualët orthodhoksë të qytetit. Festa e tre Hierarkëve është dita që festojnë njerzit që merren me arsimin e shkencën.

Në të njëjtin kuadër më 31 janar kjo festë u nderua edhe nga të rinjtë e krishterë të zonës së Gjirokastrës. Në Liturgjinë e së dielës 31 janar kisha e Kryeëngjëjve ishte për plot me të rinj dhe të reja të shkollave të katekizmit kishtar. Psallmodinë e liturgjisë e këndoi kori kishtar i fëmijëve të qytetit të Përmetit. Pas liturgjisë hyjnore po në amfiteatrin e Universitetit u organizua takim me studentë dhe nxënës të shkollave të mesme. Dhe pas saj të 170 pjesëmarrësit studentë dhe nxënës, si dhe 40 katekistët morën pjesë në drekën e përbashkët që shtroi për ta dashuria e Kishës.

Mbi 200 nëna të krishtera Orthodhokse morën pjesë në takimin që u organizua në Gjirokastër më 2 shkurt për festën e Ipapandisë, At Kristofori mbajti ligjëratën “Nënat e shenjta kristiane”. Në këtë takim u shpreh dëshira e përbashkët e nënave për të marrë pjesë në punën e kishës me të rinjtë si dhe në fushën humanitare. Këto veprimtari ishin të pasura në bekimin e Perëndisë.