Veprimtari e pasur Liturgjike e Kryepiskopit Anastas në Shkodër, Cërrik, Durrës e Tiranë
Në datën 1 korrik, Kryepiskopi Anastas e kreu Liturgjinë
Hyjnore në qytetin e Shkodrës. Celebrimi u krye në kishën e re,
ende të pambaruar, Lindja e Krishtit, e cila u ndërtua në një truall
të blerë mjaft shtrenjtë, pasi ende në këtë zonë nuk janë kthyer
pronat e rrëmbyera dhunshëm nga monizmi.
Më 3 korrik, Fortlumturia e Tij bekoi gurin e themelit për kishën
e re të Cërrikut. Në shërbesë morën pjesë besimtarë të shumtë,
klerikët e zonës së Elbasanit e autoritete vendore. Në truallin prej
2160m2 parashikohet të ndërtohet kisha, një kopsht femijësh etj.
Në kthim nga Cërriku, Imzot Anastasi u ndal në kampingun e
vajzave, pranë Manastirit të Shën Joan Vladimirit. I rrethuar nga
dashuria e të rejave orthodhokse ai asistoi në një program të shku-
rtër artistik, me këngë të krishtera, skeçe dhe recitime.
Më 5 korrik, në të kremten e Shën Astit, Kryepiskopi meshoi në
Kishën e re katedrale të Durrësit. Në Qalën e Tij Ai foli për thesarin
shpirtëror që zotëron kombi shqiptar, duke qenë një nga kombet e
para, në Ballkan dhe Evropë, që përqafoi Krishterimin. Në jetët
tona ne duhet të përpiqemi të imitojmë tiparet e kësaj figure të
madhe heroike, siç ishte Shën Asti, në fushën sociale e shpirtërore.
Në prani të autoriteteve vendore, si Kryetari i Bashkisë etj., Krye
piskopi Anastas falënderoi organet shtetërore e ato administra
tive për kontributin në ndihmë të fesë dhe komunitetit orthodhoks.
Në datën 8 korrik, në ditën e Shën Prokopit, shenjtorit mbrojtës
të Tiranës, Kryepiskopi Anastas kreu Liturgjinë Hyjnore në kishën
kushtuar këtij martiri të madh, në Parkun e Madh të Kryeqytetit.
Mesha u parapri nga një agripni kushtuar kësaj të kremteje të
rëndësishme.