EmailFacebookKontakt

Veprimtari e Kishës në Institutin e Riedukimit të të Miturve

Veprimtari e Kishës
në Institutin e Riedukimit të të Miturve

Një veprimtari e bukur, emocionuese dhe argëtuese do të mbetet gjatë në kujtesën e të miturve të Institutit të Riedukimit në Kavajë. Në kuadër të periudhës festive të Pashkës, për t’i dhënë një impuls më shumë jetës në këtë institucion riedukimi, me bekimin dhe mundësitë e krijuara nga Kryepiskopi Anastas, në datat 15 dhe 25 prill, u realizuan në të veprimtari festive dhe argëtuese.

Të ftuar ishin parodistët e Vlorës, të cilët sollën humor dhe gëzim, ndërkohë që fëmijët u argëtuan edhe me pjesë të tjera të këndshme të

veprimtarisë, si këngë, kokteil, takime dhe biseda të ndryshme me të ftuarit.

Koordinatori i kësaj nisme ishte atë Jani Tereziu, i cili bashkëpunoi me drejtorin e këtij instituti, z. Xhevat Hylviu dhe znj. Myfarete Laze, drejtoreshë e punëve sociale në drejtorinë e burgjeve.

Përfaqësuesit e institucioneve falënderuan Kishën Orthodhokse për këtë nismë kaq të vlefshme e të bukur dhe shprehën dëshirën që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe me aktivitete të tjera në të ardhmen.