Në datën 18 janar 2021, në Ditën Ndërkombëtare të Besimeve Fetare, Drejtoria e Kulturës dhe Trashëgimisë e Bashkisë së Tiranës, organizoi takimin “Tirana e Besimeve Fetare”.
Në fokus të veprimtarisë ishte bashkëjetesa harmonike e besimeve fetare në kryeqytet dhe në gjithë vendin. Në takim u shpreh vlerësim për kontributin e besimeve fetare në art, kulturë, letërsi, filozofi, arkitekturë etj.
Kisha jonë u përfaqësua nga atë Emanuel Lusha, fjala e të cilit u vlerësua dhe u dëgjua me interes nga të pranishmit.