EmailFacebookKontakt

Veprime qe bien ndesh me deshiren e mire per dialog

– Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise dhe Kryepiskopi i saj Anastas, i zgjedhur me rruge ligjore, kanonike dhe me miratimin e besimtareve orthodhokse, te njohur nga bota panorthodhokse e pankristiane, nuk mund te neglizhohen nga askush –

Tashme eshte i njohur per te gjithe incidenti midis Shqiperise dhe Greqise, si pretekst i te cilit eshte gjetur prifti orthodhoks grek qe ka sherbyer per njefare kohe si prift ne kishat e mitropolise se Gjirokastres, Krisostomos Maidhonis, i cili nuk kishte asnje funksion e kompetence administrative. Gjithashtu, sqarojme se perfaqesues arhiieratik i mitropolise se Gjirokastres eshte at Mihai Dako, i zgjedhur ne Konferencen Klerikolaike qe u mbajt ne Durres ne fillim te ketij viti.

Me keqdashje dhe cinizem te thelle, cka shpreh predispozicionin antiortodhoks te disa qarqeve e personave te caktuar, armiq patologjike te ortodhoksise, perkatesisht te Kishes sone Orthodhokse Autoqefale, u be dhe vazhdon ende nje zhurme e paskrupullt kunder besimit orthodhoks ne Shqiperi. Duhet thene qe ne fillim hapur se tere kete zhurme me tepere fryne keto qarqe e persona me shtypin e tyre dhe nepermjet deklaratave e interpretimeve te tyre keqdashese, sidomos ne disa organe si ‘Republika’, ‘Liria’, ‘Kombi’ e ndonje tjeter, te cilat tashme jane te njohura per mbajtjen e flamurit antiortodhoks.

E verteta eshte se Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise dhe te gjithe prifterinjte qe sherbejne ne te, asnjehere dhe ne asnje rrethane, nuk jane marre me veprimtari antikombetare, antishqiptare dhe me asnje lloj veprimtarie tjeter sado te thjeshte politike. Aq me tepere ata nuk jane marre me veprimtari percarese fetare. Kisha jone i permbahet ligjeve dhe tradites se saj shumeshekullore per te qene gjithmone larg ketyre problemeve. Dhe kjo nuk eshte aspak shenje e dobesise se saj, sic ishte mund te mendoje dikush, por perkundrazi e fuqise saj morale dhe shpirterore.

Gjithashtu, deri me sot, me gjithe zhurmen e madhe qe eshte bere zyrtarisht e jo zyrtarisht, Kisha jone asnjehere nuk eshte vene ne dijeni dhe asnje argument nuk i eshte paraqitur asaj per te vertetuar implikimin e tij ne problemet per te cilat akuzohet.

Logjika me elementare e njerezve te thjeshte qe nuk merren me veprimtari politike e diplomatike, kerkon qe, ne radhe te pare, per kete veprimtari duhej te ishte vene ne dijeni Kryepiskopi, Primat i Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise dhe udheheqja e saj, madje qe ne fillim. Per me tepere kete duhet ta dine e ta zbatojne kete rregull organet e organizmat qe merren me politiken e shtetit dhe qe i njohin mire marredhaniet, te drejtat dhe detyrat qe kane e qe lindin, si me institucionet jashte, ashtu dhe me ato brenda vendit. Do apo nuk do ndonjeri, i vjen mire apo keq, i intereson apo jo, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise, si nje institucion i fuqishem shpirteror i qindra mije besimtareve orthodhokse, ashtu edhe Primati i saj, Fortlumturia e tij Anastas, i zgjedhur me rruge ligjore, kanonike dhe me miratimin e shumices derrmuese te besimtareve orthodhokse, dhe te njohur nga bota panorthodhokse e pankristiane nuk mund te injorohen aq lehte e pa marre parasysh pasojat qe mund te rrjedhin.

Ne qofte se do te ishte vepruar keshtu, nuk do te ndodhte incident aq i padeshiruar ne menyre te vecante per Kishen tone, e cila qendron prane dhe merr pjese ne dhimbjen e thelle te drames se qindra mije refugjateve shqiptare, pavarsisht nga perkatesia e tyre fetare, krahinore e sociale, te cilet jane detyruar per arsye te gjendjes se keqe ekonomike ne te cilen i katandisi regjimi ateist, te marrin rruget e mergimit. Per kete flet edhe fakti se ne fillim te muajit te kaluar, kur askujt nuk i shkonte ndermend se c’do te ndodhte me vone, ne te gjitha kishat orthodhokse te Shqiperise me propozim dhe iniciative te vete Kryepiskopit u be liturgji e posacme per mbrojtjen e refugjateve shqiptare nga Perendia kudo qe ata ndodhen dhe pavarsisht nga perkatesia e tyre fetare.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise dhe Kryepiskopi i saj, si nje personalitet i larte i rangut boteror, me reputacion e me prestigj te madh shkencor e religjioz, jane nje ambasador i fuqishem midis Shqiperise dhe botes, vecanerisht Evropes ku deklarojme se duam te hyjme, e qe ne te verteten eshte rruga e vetme e drejte e shpetimit te kombit. Si te tille ndermjetesia e tyre, po te ishte kerkuar, do te kishte dhene kontributin e vet jo te vogel edhe ne shmangien e kesaj krize.

Me keqardhje konstatojme, e ritheksojme, se kete realitet ose nuk e kuptojne ose nuk duan ta kuptojne, por perkundrazi ta minojne, forca te caktuara, te cilat fatkeqesisht ne mjaft raste marrin edhe karakter zyrtar. Ndryshe nuk kemi se si ta shpjegojme faktin qe edhe ne mjetet zyrtare te informacionit masiv, duke perfshire edhe RTV, zene vend informacione te pasakta, shpesh keqdashese, qe kerkojne te ngjallin frymen e percarjes, jo vetem midis komuniteteve fetare, por edhe brenda vete Kishes dhe komunitetit orthodhoks shqiptar. Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti, qe ne vend qe t’i jepej vend ne keto mjete mendimit, qendrimit dhe deklaratave te Kryespiskopit Anastas, te cilat megjithese i jane derguar qe ne fillim rregullisht ketyre mjeteve, u dhane vetem pas disa diteve, ne nje kohe qe radiot dhe agjencite e huaja te lajmeve si BBC etj. dhane menjehere, iu dha vend deklaratave pa pergjegjesi te nje te ashtuquajturi Komitet Kombetar per mbrojtjen e autoqefalise se Kishes sone, i cili jo vetem nuk dihet se c’perfaqeson e nga kush perbehet, por per me tepere nuk ka as status ligjor, qe do te thote se edhe e tere veprimtaria e tij eshte e paligjshme dhe e papergjegjshme.

Njekohesisht, per permasat dhe implikimet qe mori kriza midis Shqiperise e Greqise dhe ne te cilen, e ritheksojme, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise nuk ka aspak gisht, pavarsisht nga pretekstet e gjetura nga palet e implikuara ne kete krize, populli shqiptar, e jo vetem besimtaret orthodhokse, do te donin te dinin konkretisht nga mjetet e informacionit masiv, shtypi dhe RTV se cfare tha Kryepiskopi Anastas ne takimin me Presidentin e Republikes, z. Sali Berisha, i cili u be me kerkesen e Kryepiskopit, si dhe roll i tij ne zbutjen e kesaj krize, etj.

Gjithashtu, mjaft provokues ishte edhe shfaqja e filmit ‘Udha e shkronjave’ nga TV, pikerisht ne nje situate te tille te nderi, cka nuk do te thote asgje tjeter vecse nxitje e predispozicionit antiortodhoks. Kete bindje e perforcon edhe fakti se ky film u shfaq edhe vitin e kaluar, kur nga forca te caktuara u ndermor nje fushate kunder Kryepiskopit Anastas.

Ne shpresojme sinqerisht se keto jane veprime te kryera nga keqinformimi, nga padija dhe pa keqdashje nga autoritete zyrtare, te cilet per mungese eksperience nuk kane ditur te orientohen drejte ne situaten e krijuar, duke rene viktime e atyre forcave te erreta te cilave si te tilla nuk mund t’u perqeje kunder drita, por vetem erresira. Deshira jone eshte qe gjera te tilla te mos perseriten me ne te ardhmen.