EmailFacebookKontakt

Veprime abuzive apo për të minimizuar kontributin e Kishës për monumentet e kulturës?

Veprime abuzive apo për të minimizuar
kontributin e Kishës për monumentet e kulturës?

Kisha Orthodhokse Auto- qefale e Shqipërisë, nga fillimi i viteve’90, ka restauruar mbi 75 objekte kulti orthodhokse, kisha e manastire. Duhet theksuar, para së gjithash, interesi i veçantë dhe konstant për këtë i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastasit, i cili është interesuar drejtpërdrejt për këto ndërhyrje, shpesh mjaft të ku- shtueshme. Janë përpjekjet e tij

që kanë bërë të mundur të sigurohen dhe shpenzohen për këtë qëllim të tepër se 11 milionë euro në afro 30 vjet. Kisha jonë ka ngritur për këtë qëllim edhe organet e saj të specializuara, posaçërisht për këtë fushë të rë- ndësishme të trashëgimisë kul- turore. Kjo vepër është kryer e lidhur ngushtë dhe duke zbatuar kuadrin ligjor dhe çdo projekt ka qenë i aprovuar nga Instituti i

Monumenteve të Kulturës. Dhe sigurisht, është bërë e njohur dhe ka marrë vlerësimet që i takojnë. Por kohët e fundit po shfaqet gjithnjë e më shpesh një dukuri shqetësuese.

Duke iu referuar informa- cioneve të marra, kryesisht nga mediat dhe rrjetet sociale (!), shikohet një aktivitet i dendur i specialistëve të drejtorive rajona-

le, por edhe të IMK-së në obje- kte monumente kulture të kultit orthodhoks. Ky lloj aktiviteti, në këndvështrimin zyrtar dhe ligjor, të duket normal, pasi është në që- llimin e punës së përditshme të këtyre institucioneve dhe, në du- kje, të gjithë që e marrin këtë in- formacion, mbeten të “mahnitur” nga kjo vepër “e paepur dhe vetë- mohuese”.

(vijon në faqen 2)

Veprime abuzive apo për të minimizuar
kontributin e Kishës për monumentet e kulturës?

(vijon nga faqja 1)

Por, së pari, kishat dhe ma- nastiret, si dhe objektet e tjera të kultit orthodhoks, para se të ke- në statusin monument kulture, i përkasin në formë shpirtërore dhe fizike Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe ko- munitetit të saj, që nga fillimi i Krishterimit në këto zona. Kisha jonë është përpjekur në vazhdi-

lloj lejeje nga zotëruesja ligjore e tyre – Kisha Orthodhokse. Madje, nuk ekziston as komu- nikim profesional, duke parë që vizitat bëhen në objekte të cilat kanë nevojë për diskutim të gjerë për çfarë është e nevojshme apo emergjente. Këto veprime bëhen pa realizimin paraprak të një hie- rarkie ndërhyrëse në objekte, duke mos u dhënë përparësi më shumë atyre që janë duke u shka-

kanë nevojë për restaurime të the- lluara apo dhe mesatare. Mos qofshim “kasandra”, por duket sikur qëllimi është të zgjidhen objekte ku të punohet sa më pak, të harxhohet sa më pak dhe të fitohet sa më shumë.

Akoma më i rëndë është mendimi se ndërhyrja në këto monumente të restauruara apo më mirë të ringritura më parë nga Kisha, si rasti i Manastirit të

pritje të koordinimit të punëve me institucionet shtetërore përkatëse për koordinimin e punëve në re- staurimin dhe trajtimin e monu- menteve të saj të kulturës e dety- rueshme kjo dhe nga LIGJI NR.10 057, DATË 22.1.2009 PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVE- SHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPU- BLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KISHËS ORTODOKSE AUTO-

mësi të koordinojë punën për restaurimin dhe mirëmbajtjen e këtyre monumenteve me organet e specializuara shtetërore, duke realizuar takime deri në nivel ministri dhe, për më tepër, duke har- tuar drafte bashkëpunimi, në më- nyrë që ky koordinim të jetë sa më ligjor dhe frytdhënës për monumentin në tërësi. Por nuk ka pasur asnjë reagim konkret në lidhje me propozimet për bashkë- punimin ndërmjet institucioneve dhe Kishës.

Nga ana tjetër, vizitat në obje- ktet e Kishës Orthodhokse Auto- qefale të Shqipërisë vazhdojnë pa pasur asnjë njoftim paraprak dakordësie dhe pa marrë asnjë

tërruar plotësisht dhe më pas duke ndërhyrë në ato që nuk kanë nevojë më tepër se për një freskim për t’u shtuar bukurinë në sytë e turistëve apo medias.

Gjithashtu, kohët e fundit vë- më re një tendencë që shqetëson Kishën tonë: objekte të cilat janë restauruar plotësisht ndër vite nga Kisha Orthodhokse Auto- qefale e Shqipërisë, me kontribut të drejtpërdrejtë të Kryepiskopit Anastas, janë bërë gjithmonë e më shpesh pjesë e projekteve ndër- hyrëse nga institucionet e sipër- përmendura. Ajo që të vjen e para në mendje, është se duket një tendencë për të realizuar pre- ventiva të fryrë në objekte që nuk

Shën Kozmait, Manastiri i Zvër- necit apo kisha e Shën Kollit në Grabovë etj., bëhet me tendencën për të sfumuar dhe minimizuar përpjekjet dhe investimet që ka bërë Kisha Orthodhokse për restaurimin e këtyre objekteve- monument kulture, duke nisur që nga fillimi i viteve ’90. Pse nuk parashikohet ndërhyrje në kisha që kanë probleme emergjente dhe janë në luftë për ekzistencën e tyre, por ndërhyhet në kisha që janë të restauruara dhe që në hierarkinë e monumenteve konsiderohen si ekzemplarët më të mirë, në gjendje të vizitueshme dhe funksionale? Kisha Ortho- dhokse ka qenë gjithmonë në

QEFALE TË SHQIPËRISË PËR RREGULLIMIN E MARRË- DHËNIEVE TË NDËRSJELLA”, dhe pret prej këtyre institucioneve reagim dhe komunikim zyrtar për të gjitha shqetësimet e sipër- përmendura dhe premtimeve të tyre për bashkëpunim, të cilat, në mënyrë të njëanshme, lihen pezull.

Në mbyllje, duhet kujtuar edhe një herë se të gjitha objektet e re- stauruara nga Kisha janë bërë me projekte të aprovuara dhe me supervizimin e Institutit të Monumenteve. Pra, ligji vepron vetëm në një kah.

Thoma Dhima