EmailFacebookKontakt

‘Veprat i kemi parë të mishëruara në personin e kontributin e tij’

‘Veprat i kemiparë të mishëruara në personin
e
Shkak për të shkruar
këtë artikull u bë inter­
vista e Sejfi Protopapës
dhënë gazetës “Republi­
ka” më 4.4.1998…
…Vendi ynë i vogël i
është borxhli Amerikës
për diasporën e ndritur
shqiptare, për Nolin e
Konicën, por jo për Proto-
papën. Këta njerëz nga
maja e Olimpit duket se
hapin plagë të reja në
trupin e lodhur e të cfili-
tur të Shqipërisë… Ndonë-
se këtë herë, ndryshe nga
herët e tjera nuk nxihej
çdo gjë… prapë intervista
e tij tingëllon si thikë me
dy presa. Kjo bëhet e qartë
kur përballë figurës tita-
nike, plot reputacion
ndërkombëtar të imzot
Anastasit vihen persona
të tipit Theofan (Arjan)
Koja. Ne nuk besojmë se
Koja, edhe pse është pagë-
zuar me emrin e Nolit të

kontributin e tij
madh, do të mu nd të
bëhet një Nol i vogël…. Të
paraqesësh sot Kojën si
vazhdues të Nolit është sa
miopi aq dhe sakrilegj….
Protopapës..dhe të
tjerëve që fshihen pas tij,
që nuk i lidh asgjë me
orthodhoksinë, iu verbon
sytë rimëkëmbja e shpejtë
e KOASH-it, falë kontri-
butit të patjetërsueshëm
të Kryepiskopit Anastas.
Të pretendosh sot që
misioni i Kryepiskopit
Anastas, ka përfunduar,
është sa dashakeqësi aq
edhe miopi.
Në Shqipëri gjatë kë-
tyre viteve janë përgatitur
100 klerikë, por asnjë prej
tyre nuk mund të marrë
përsipër sot barrën e
drejtimit të KOASH-it, po
të keni parasysh kohën
rekord, në të cilën u për-
gatitën…
…Kur Kryepiskopi
Dhe është meritë e Tij ab­
solute për çka është arri-
tur. Veprat e tij të shumta
janë konkrete, të duk-
shme dhe vetëm një i ve-
rbër apo dashakeq nuk i
njeh ato.
Ndërsa propozimet e
“vyera”… nuk janë kom-
petencë e Protopapës dhe
as nuk i është kërkuar
ndihmë. As për paqen në
mes të orthodhoksëve të
mos shqetësohet, sepse
ajo ekziston dhe është
evidente. Po aq evidente,
sa ç’është edhe dëshira e
individëve të veçantë,
duke përfshirë dhe Sejfi
Protopapën, që duan të
krijojnë artificialisht
përçarje.
Gjithashtu, do t’i
thonim z. Sejfi, që të mos
shqetësohet për probleme
linguistike; Fortlumturia
e Tij, Kryepeshkopi
Anastas erdhi në Shqipëri
i mori parasysh të gjitha
vështirësitë specifike të
këtij vendi të sapodalë
nga diktatura më e egër
dhe më jetëgjatë e botës,
por ai nuk u tremb. Sepse
kishte kulturën dhe repu-
tacionin ndërkombëtar
dhe mbi të gjitha dashu-
rinë e besimtarëve ortho-
dhoksë kudo në Shqipëri
që e mirëpritën atë. Fro-
nëzimi i imzot Anastasit
nga eksark i Patrikanës
Ekumenike në Kryepi-
skop të KOASH-it… duhet
kuptuar si sakrificë dhe
kontribut i diktuar nga fa-
ktorë ndërkombëtarë.
Kisha Orthodhokse Auto­
qefale e Shqipërisë duhej
të njihej në botë, të bëhej
e barabartë me simotrat e
saj, të pranohej në Këshi-
llin Botëror të Kishave
etj., por mungesa e një
(Vijon në faqen 11)

(Vijon nga faqja 2)
episkopi, për të marrë përsipër
drejtimin e saj pengonte një akt
të tillë. Kështu, që Fronëzimi i
Imzot Anastasit në krye të
KOASH-it ishte një akt i lartë nje-
rëzor dhe një moment historik për
orthodhoksinë. Vetëm dashake-
qët e këtij besimi nuk mund të
pajtohen me të. Askush tjetër nuk
doli atëherë të merrte mbi supe
një kryq kaq të rëndë, siç qe dre-
jtimi i një kishe të goditur e të
shkatërruar në themel nga komu-
nizmi monstruoz. Ndërkohë, dy
besimet e tjera, ai mysliman e ka-
> tolik, lejoheshin dhe lejohen edhe
sot të kishin jo vetëm misionarë
i të huaj, por edhe shërbesat e she-
! njta t’i bënin në arabisht apo
latinisht. Goditja duhej përqe-
। ndruar vetëm kundër kreut të
KOASH-it. Për 8-vjet rresht këto
I goditje s’kanë rreshtur. Anastas
Janullatos bënte që emri i
KOASH-it të njihej në botë, akt
që për nga rëndësia mund të ba-
razohet me rolin e Nolit për ta
shpallur Kishën Orthodhokse
Autoqefale, ndërkohë që mbi të
hidhej baltë nga pseudopatriotët
dhe kalemxhinjtë dashakeqë.
Imzot Janullatos drejtonte me-
shën në shqip, duke mësuar shqi-
pen në një kohë rekord, ndërkohë
që ata që zhgarraviteshin kundër
tij e kishin harruar atë rrugëve
të Amerikës, bile edhe brenda në
Shqipëri. Janullatos ndihmonte
të varfërit, pensionistët, të për-
mbyturit në Veri, kurse rrugaçët
e fyenin me gjuhë rrugaçësh. Ai
përgatiste 100 klerikë, të gjithë
shqiptarë e bij shqiptarësh, kurse
të tjerët e akuzonin për antishqi-
ptarizëm…
…Shqiptarët u lodhën me lojëra
fjalësh. Ata duan vepra. Dhe ve-
prat shqiptarët pavarësisht nga
besimi i tyre i kanë parë të mishë-
ruara në personin e kontributin
e Kryepiskopit Anastas. Është fat
të kesh në krye të KOASH-it një
personalitet të tillë. Emri i tij
njihet sot kudo në Shqipëri, kudo
ku ka dhimbje, ku ka lotë e plagë
është ai që ndihmon, është fjala e
tij e ngrohtë, është fjala e Perë-
ndisë, që flehtëson ato.
Në mjaft takime me persona-
litetet, Imzot Anastasi është
shprehur: “Unë jam një shqiptar
i vogël”. A ka shprehje më mode-
ste se kjo, nga një njeri, bir i një
kombi mik, me të cilin historia na
ka bashkuar shpesh nëtënjëjtat
llogore? Mendojmë se herët a

vonë, atëherë kur gjërat të qartë-
sohen, kur drita e diellit të çajë
mjegullën, kur kokat e nxehta të
ftohen, kur zemrat njerëzore të
fisnikërohen, do të diskutohet gja-
të për fenomenin Janullatos. Dhe
do të na vijë keq se ne “shqiptarët
e vegjël”, u treguam aq të padrejtë
me shqiptarin e madh, njeriun e
urtë të vizionit të së ardhmes
Prof.Dr. Anastas Janullatos.
Marrë me shkurtime
nga gazeta “Demokracia”,
Dt. 12 prill 1998