Veprat e mëdha të pikturës duhen afruar si persona mbretërorë. Do ishte jo e përshtatshme t’u drejtohesh: Duhet, në të kundërt, të qëndrosh para tyre dhe të presësh me respekt që ato të na flasin të parat. Kjo është akoma më e vërtetë për ikonat, ngaqë një ikonë është më shumë se një vepër arti. Dhe ne duhet të presim gjate përpara se ajo të na flasë, për arsye të largësisë shumë të madhe që na ndan prej saj.
Ndjenja e kësaj largësie është përshtypja jonë e parë kur vizitojmë kisha të vjetra. Diçka na tërheq në ato imazhe të rrepta dhe, në të njëjtën kohë, na largon. Gishtat e tyre të përkulur në një gjest bekimi na ftojnë dhe njëkohësisht na ndalojnë. T’u përgjigjesh thirrjes së tyre, është të heqësh dorë nga një aspekt i jetës, pikërisht nga ai që mbizotëron në këtë botë.
Eugen Trubeckoi, “Tre studime mbi një ikonë”