VENDOSJA E RROBES SE NENES
SË ZOTITNË VLEAHERNË
Në kohën e perandorit Leon i I”rë e të
gruas së tij Verina (457-474), dy vëllezër
fisnikë Galbio e Kandidi, pasi hoqën dorë
nga herezia ariane vendosën të ndërma-
rrin një pelegrinazh në Tokën e Shenjtë.
Me të mbërritur në Galile, bënë një ndale-
së në shtëpinë e Anës, një grua e moshu-
ar jude, por e perëndishme dhe e virtyt-
shme, e cila lutej natë e ditë duke imituar
kështu Anën, bijën e Fanuelit (Luk.2:36).
Pelegrinët fisnikë vunë re se të krishterët
sillnin qirinj dhe temjan në pjesën më të
brendshme të shtëpisë dhe se një numër
i madh të sëmurësh e të paralizuarish
kalonin natën atje, ndaj dhe i kërkuan zo-
njës së shtëpisë t’iu tregonte arsyen.
Ana, duke dëshmuar se hiri i Perëndisë
kryente mrekulli të shumta, tregoi filli-
misht se atje ndodhej një kostum i vjetër
i të lashtëve. Por ndërsa iu lutën që t’iu
tregonte më shumë, ajo iu zbuloi përfundi-
misht se Rroba e Nënës së Zotit gjendej
atje kur e Tërëshenjta në çastin e Fjetjes
ia kishte dhënë njërës prej shërbyeseve
të saj jude. Kjo rrobë ishte ruajtur brez
pas brezi nga një virgjëreshë.
Vëllezërit e morën rrobën, e çuan në
Konstandinopojë dhe e vendosën këtë
thesar të çmuar në një vend të quajtur
Vllahernë, në pjesën veriperëndimore të
qytetit, jashtë mureve, ku dhe ndërtuan
një kishë për nder të apostujve të she-
njtë Petro e Marko, me qëllim që të rua-
nin sendin e shenjtë. Pasi i thanë peran
dorit se kishin sjellë këtë trofe të çmuar
nga pelegrinazhi i tyre për mbrojtjen e
qytetit, ky plot gëzim ndërtoi një kishë,
ku vendosi kutinë ku ishte rroba e Hyjli-
ndëses. Më pas kjo kuti u zëvendësua
nga një kuti ari e argjendi, zbukuruar me.
gurë të çmuar. Rroba e shenjtë ishte një
copë e tërë e purpurt mbretërore, e punu-
ar me lesh të dobët njëngjyrësh. Mbeti
e paprekur gjatë gjithë kohës duke tregu-
ar në mënyrë të qartë mrekullinë e vir-
gjërisë së përhershme të Nënës së
Perëndisë.